Për herë të parë, krerë fetarë janë bërë së bashku për të ndërgjegjësuar shoqërinë mbi fenomene si droga, fajdetë dhe lojërat e fatit.
Ka ndodhur kjo në Shkodër, atje ku ditë më parë pati dhe deklarime të ashpra anti-LGBT.
I shumënjohuri myftiu Sytari, ishte ai që e shpalli gjendjen si alarmante.
“Janë alarme për të cilat duhet të shqetësohen edhe institucione të ndryshme shtetërore që kanë për detyrë morale dhe qytetare, mbrojtjen e tabanit kombëtar nga degjenerimi, korrupsioni, shthurja dhe imoraliteti”, tha kleriku i njohur musliman.
Famulltari i Velipojës, Dom Marjan Gega denoncoi njerëz me pushtet që sipas tij trafikojnë drogë në Shqipëri.
E nga ana tjetër, Nikolla Petani, famullitar i Kishës Ortodokse, tha se “nëse këto fenomene nuk parandalohen në kohë, është një rrezikshmëri e madhe për shoqërinë dhe familjet tona”.