osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Paga e luftës, Ministria e Financave bën bilancin, ja sa qytetarë e kanë përfituar dhe sa ishte kostoja nga buxheti i shtetit

Paga e luftës, Ministria e Financave bën bilancin, ja sa qytetarë e kanë përfituar dhe sa ishte kostoja nga buxheti i shtetit

Janë 172,473 punonjës që u është paguar bonusi prej 40 mijë lekësh si pjesë e paketës së dytë financiare, mbështetje ndaj pandemisë.

Deri tani janë paguar 6.89 miliardë lekë, nga 8.5 miliardë lekë, që është fondi total, sipas të dhënave që janë publikuar nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë, në statistikat e saj për pandeminë e shkaktuar nga COVID-19.

Pjesa më e madhe e përfituesve i përkasin masës së parë, që përfshin subvencionim për punonjësit e larguar dhe ata aktualë në bizneset me të ardhura mbi 14 milionë lekë të mbyllur nga urdhrat e Ministrisë së Shëndetësisë për të frenuar përhapjen e COVID-19.

Referuar të dhënave në total kanë aplikuar 55 mijë subjekte. Për 48 mijë subjekte është miratuar kërkesa, ndërsa për gati 47 mijë subjekte është paguar shuma. Ministria e Financave dhe Ekonomisë ka ende të hapur deri më 31 gusht procedurën e korrigjimit të të dhënave për ata punonjës që për shkak të deklarimeve gabim ende nuk e kanë përfituar bonusin prej 40 mijë lekësh, duke u dhënë atyre mundësinë të korrigjojnë të dhënat e tyre në llogaritë personale të e-filling të punëdhënësve.

Paketa e II e mbështetjes për qytetarët e prekur në punën e tyre për shkak të situatës së krijuar prej COVID-19, përfshinte subvencionim për punonjësit e larguar dhe ata që ishin në punë në bizneset me të ardhura mbi 14 milionë lekë të mbyllur nga urdhrat e MSHMS-së, mbështetje për të larguarit nga puna në periudhën 1 mars – 17 maj për të gjitha subjektet e hapura apo të mbyllura nga urdhrat e Ministrisë së Shëndetësisë, subvencionim për të gjithë punonjësit e bizneseve me të ardhura nën 14 milionë lekë përjashtuar 8,000 persona në profesionet e lira, tregtia, farmacitë, përfituesit e pagës së luftës së Paketës 1, etj, subvencionimi i pagës së luftës për punonjësit e strukturave akomoduese në sektorin e turizmit dhe mbështetje për punonjësit e Rafinerisë së Ballshit, pra punonjës me pagë nën 100 mijë lekë në muaj.