Zbulohet arsyeja që përdori prokurori Agron Gjana, për tu tranferuar nga Puka në Tiranë. ‘Jam me hemorroide’.
Ky ka qënë raporti që Gjana ka paraqitur për të mos shkuar asnjë ditë të vetme në punë në Prokurorinë e Pukës, pas tranferimit që i bëri Arta Marku.
Gjana ishte kreu i Prokurorisë së Durrësit, por Arta Marku e dërgoi në Pukë.
Sipas një denoncuesi, për Pamfleti.net, ai ka dërguar raportin e Gjanës që ka përdorur si justifukim për të mos shkuar në Pukë.
‘Pershendetje!do doja tju dergoja kopjen e nje raporti mjekesor te paraqitur nga ish prokurori i durresit agron gjana i cili e ka shfrytezuar kete raport qe te mos paraqitet asnje dite ne puke,aty ku e caktoi kryeprokurorja!Sipas raportit sduhej te paraqitej ne pune dhe diagnoza eshte”hemorride”!faleminderit dhe ju lutem ruani anonimatin’-shkruan denoncuesi.
Më herët Pamfleti.net denoncoi faktin se Agron Gjana, pas Pukës, u tranferua në Tiranë me urdhër të Arta Markut, por që kishte ndërhyrë Vangjush Dako.
Lajmi i Pamfleti.net
Ish-prokurori i Durrësit Agron Gjana i shpallur “non grata” nga SHBA, një muaj në Pukë e transferohet në Tiranë. Vangjush Dako shantazh Arta Markut. Donald Lu të ndërhyjë
Ngjarje të çuditshme po ndodhin në radhët e prokurorisë. Ende pa u shuar jehona pozitive e shkatërrimit të “çerdhes” së Adriatik Llallës në Prokurori nga ana e Kryeprokurores së përkohëshme Arta Marku, sërish ka lëvizje. Në Prokurorinë e Përgjithshme është emëruar ditët e fundit ish kryeprokurori i Durrësit Agron Gjana. I cili ka qënë njëri ndër “delfinët” e Adriatik Llallës në vazhdën e emërimeve dhe komandimeve në krye të prokurorive të qarqeve kryesore të vendit.
Por Agron Gjana ka qënë, është dhe do të jetë një person “non grata” në SHBA, i shpallur kohë më parë. Madje ndër të parët që është shpallur i padëshirueshëm në SHBA nga ana e Ambasadës amerikane kur iu komunikua lajmi, por i firmosur nga shefi i DASH. Pa të drejtë apelimi madje sipas përgjigjes së kthyer nga ana e ambasadës amerikane. Teksa i refuzoi vizën për të shkuar në SHBA në përbërje të një delegacioni të Prokurorisë shqiptare dhe të organeve ligjzbatuese dy vite më parë. Dhe me ardhjen e Arta Markut në krye të Prokurorisë, ndonëse e përkohëshme situata dukej sikur mori për mbarë.
Më 9 janar të këtij viti, pas shkarkimit të tre prokurorëve të komanduar në Fier, Kukës dhe Elbasan, Arta Marku ka firmosur lëvizjen edhe të kryeprokurorit të Durrësit. Në njoftimin e shpërndarë nga zyra e Kryeprokurit bëhet me dije se Agron Gjana, Drejtues i Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, largohet nga kjo detyrë dhe caktohet në pozicion të përkohshëm si prokuror në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Pukë. Ndërsa në vendin e tij emërohet Donika Prela e cila më parë ishte prokurorë pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës. Por këtë vendin për shkarkimin nga detyra prokurori Agron Gjana nuk e ka pranuar.
Ndonëse emri i këtij prokurori ka qenë në fokus të medias edhe disa vite më parë pasi Gjana ishte pjesë e grupit të prokurorëve që iu është refuzua viza nga ambasada amerikane. Në prill të vitit 2016, ambasada amerikane sqaroi se Gjana nuk përmbushte kushtet për të marrë vizë sepse ekzistonte rreziku që prokurori mund të mos kthehej më në Shqipëri. Duke qënë njëri nga të parët siç e theksuar që i refuzohet viza dhe shpallet i padëshirueshëm në SHBA. Por çfarë ka ndodhur pas një muaji me ish kryeprokurorin e Durrësit Agron Gjana.
Ai nuk shkoi asnjë ditë në prokurorinë e Pukës. Me sa duket pisqllëqet e mbyllura për “peshat e rënda” të korrupsionit të veshur me pushtet në Durrës kanë dhënë frytet e veta. Mësohet se ish kryprokurori i Durrësit, i cili u shkarkua me firmën e Kryeprokurores së Përkohshme Arta Marku dhe po me firmën e saj u komandua në Pukë, ka “zbritur” në Tiranë tashmë. Me firmën e Kryeprokurores Arta Marku, ish kryeprokurori i Durrësit Agron Gjana është emëruar prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme. Pra është “rehabilituar” menjëherë, në një kohë pak më shumë se një muaj. Pavarësisht se është person ‘non grata’ në SHBA, pavarësisht se akuzohet në Durrës për shumë e shumë probleme. Po kush ishte ajo forcë madhore që arriti që në një kohë rekord të rikthente në lojën e madhe të organit të akuzës, Agron Gjanën.
Mësohet se ai është as më pak dhe as më shumë por kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako. I cili ka shantazhuar Arta Markun, Kryeprokuroren e përkohshme. E cila si pasojë e këtij shntazhi të fortë të Dakos ka sjellë në rrethin e ngushtë të saj në Prokurorinë e Përgjithshme Agron Gjanën, njeriun që për SHBA është i padëshirueshëm. Një situatë jo vetëm e shëmtuar por dhe e rrezikshme, pasi për më shumë se një muaj riciklohet një prokuror që është i padëshirueshëm në SHBA. A duhet të ndërhyjë SHBA për këtë situatë shantazhi ndaj Arta Markut nga ana e kryebashkiakut të Durrësit Vangjush Dako?! Pasi Kryeprokurorja e përkohshme shpesh cilësohet dhe si “produkt” i SHBA. Një ndërhyrje e domosdoshme, sepse në një situatë të tillë po degradon tërë pastrimi i drejtësisë. Riciklimi nuk është pastrim.
Letra e plotë nga ambasada e SHBA për refuzimin e vizës së prokurorit Agron Gjana
I dashur zoti Gjana,
Kjo është për t’ju informuar se nuk jeni gjetur i përshtatshëm për një vizë jo imigruese nën seksionin 214(b) të ligjit amerikan për imigrimin.
Një mohim sipas seksionit 214(b) do të thotë se nuk arritët të demonstronit se aktivitetet tuaja në SHBA ishin në përputhje me klasifikimin e vizave jo emigruese për të cilën ju aplikuat, ose që informacione shtesë dolën në dritë pas intervistës tuaj për të mbështetur mohimin e vizës sipas seksionit 214(b).
Teksa çdo klasifikim për vizat jo emigruese ka kërkesat e veta, një kërkesë për çdo kategori vizash joemigruese është që aplikanti të demonstrojë se ai ose ajo ka një rezidencë në një vend të huaj të cilën nuk ka qëllim që ta braktisë.
Aplikantët zakonisht i përmbushin këto kërkesa duke demonstruar se kanë lidhje të forta jashtë SHBA-ve dhe se do të kthehen në vendin e tyre pas një vizite të përkohshme në SHBA.
Këto lidhje përfshijnë ato profesionale, pune, shkolle, familje, ose lidhje shoqërore në vendin e tyre. Ju nuk keni demonstruar se i keni këto lidhje që do t’ju detyronin të ktheheshit në vendin tuaj pas vizitës në SHBA.
Vendimi i sotëm nuk mund të riapelohet. Sidoqoftë ju mund të riaplikoni në çdo kohë. Nëse vendosni të riaplikoni duhet të dorëzoni një aplikim të ri dhe foto, pagesë për aplikimin serish dhe një datë për intervistim në zyrën konsullore.
Nëse zgjidhni të riaplikoni duhet të përgatiteni për të ofruar informacionin që nuk u prezantua në aplikimin tuaj ose që të demonstroni që rrethanat tuaja kanë ndryshuar që nga aplikimi.