Kryeministri Edi Rama ka inspektuar nga afër ambientet e reja të spitalit të Sëmundjeve të Brendshme në QSUT.
Teksa thekson se para 7 vitesh ky spital ishte një hapësirë ku nuk kuptohej ku mbaronte tregu i rraqeve dhe ku fillonte pazari i gjësë së gjallë, sot ai po transformohet tërësisht.
“Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” – Spitali i ri i Sëmundjeve të Brendshme është një tjetër hallkë e zinxhirit të investimeve tona transformuese të QSUT, të cilat po e kthejnë hap pas hapi kompleksin më të madh spitalor të Shqipërisë, në një hapësirë shërbimesh shëndetësore të rangut të parë në rajonin tonë
*kur Ogerta mori drejtimin e QSUT-së 7 vjet më parë, ky kompleks ishte pasqyra më rrënqethëse e degradimit shumëvjeçar të shërbimit shëndetësor shqiptar, një hapësirë ku nuk kuptohej ku mbaronte tregu i rraqeve dhe ku fillonte pazari i gjësë së gjallë, që vazhdonte quhej për inerci shërbim shëndetësor, ndërkohë që përveç heroizmit të mjekëve e përkushtimit të infermierëve, të cilët mezi dalloheshin mes turmës së miletit, mungonte gjithçka tjetër. Sot, gjithçka është ndryshe, pavarësisht se ka ende shumë për të bërë, duke filluar nga rritja e domosdoshme dhe e konsiderueshme e rrogave të personelit shëndetësor…
#RESPEKT”, shkruan kryeministri Rama.