Dy ditë më parë Dua Lipa festoi ditëlindjen e 25-të dhe ajo që ngriti peshë zemrat e shqiptarëve ishte urimi në shqip i fashionistes italiane Chiara Ferragni, e cila njihet për marrëdhënien e mirë me shqiptaren.
Chiara postoi një foto me Duan në Instagram, ku ndër të tjera shkruante: “U bëfsh 100 vjeçe zemër!”
Sot Chiara ka treguar se urimin e saj e përktheu një mikesha e saj shqiptare, e cila përshëndet Duan në shqip.‘Kjo është mikesha jonë shqiptare e cila na përktheu për Duan’– shkruan Chiara në instastory.