osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Asambleja pritet të sjellë rokadë në PS, Bushati, Xhafaj dhe Majko rrezikojnë largimin nga Kryesia, ministrat të gjithë në ankth

Asambleja pritet të sjellë rokadë në PS, Bushati, Xhafaj dhe Majko rrezikojnë largimin nga Kryesia, ministrat të gjithë në ankth

Asambleja Kombëtare e PS pritet të sjellë rokadë brenda Partisë Socialiste. Pak ditë më parë u përfol që mbledhja e Asamblesë do të thirrej në fund të korrikut, më pas zërat thanë se ajo do të mblidhej në fund të gushit, por diçka e tillë pritet të ndodhë në fillim të vjeshtës.

Gazeta ka mësuar se për shkak të pandemisë së Covid-19, rritjes së numrit të të infektuarve dhe kohës së nxehtë, PS ka menduar që ta shtyjë për në 10 ditshin e parë mbledhjen e Asamblesë. Gjatë punimeve të Asamblesë, pritet të ketë ndryshime në kupolën e Partisë Socialiste, kjo për shkak se në këtë mbledhje socialistët do të zgjedhin kryesinë e re, sekretariatin dhe Sekretarin e Përgjithshëm të PS.

Ja kush rrezikon largimin nga Kryesia

Por rokada që pritet të ndodhë brenda Partisë Socialiste për shkak se në Asamble do të zgjidhjen strukturat e partisë, pritet që të sjellë edhe largime emrash të njohur sidomos nga radhët e Kryesisë së PS. Kështu mes emrave që rrezikojnë që të mbeten jashtë Kryesisë së partisë janë ministri i Diasporës, Pandeli Majko, për shkak se ky i fundit ka qenë target i sulmeve nga mediat pranë qeverisë.

Po ashtu, një tjetër emër që rrezikon të mbetet jashtë Kryesisë së Partisë Socialiste është ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati. Edhe zoti Bushati i ka ftohur marrëdhëniet me kryeministrin Edi Rama, madje në disa raste ai e ka akuzuar dhe sulmuar edhe publikisht shefin e qeverisë. Kështu që këto përplasje pritet të jenë një nga arsyet që Bushati do të hapë krahun. Ndërsa një emër tjetër që gjithashtu rrezikon të mbetet jashtë Kryesisë është ish-ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj. Edhe zoti Xhafaj ka pasur herë pas here fërkime me të parin e qeverisë.

Gjithashtu larg Kryesisë duket se është edhe ish-kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako, për shkak se ai është shpallur person “non grata” nga Departamenti Amerikan i Shtetit dhe është një ndër politikanët më të akuzuar nga opozita joparlamentare nga radhët e Partisë Socialiste. Pra, të gjitha këto tregojnë qartë se rokada në PS duket se do të jetë e pashmangshme.

Ministrat të gjithë në ankth

Por votimi i forumeve të reja të partisë, nuk janë të vetmet vendime që pritet të merren gjatë mbledhjes së Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste. Gazeta ka mësuar se Asambleja mund të sjellë surpriza, pasi gjithmonë mbledhja e saj mund t’u hapë rrugë ndryshimeve në qeveri.

Dhe kur mendon që ajo të mblidhet në fillim të shtatorit, shtohen shanset që të kemi ndryshime në qeveri, pasi jo vetëm që fillon sesionin i ri parlamentar, por u afrohemi edhe më shumë zgjedhjeve parlamentare. Mirëpo, shtyrja e Asamblesë Kombëtare për në fund të gushtit ka rritur edhe ankthin në radhët e ministrave, pasi ata do të raportojnë për punët e tyre dhe se çfarë kanë arritur të bëjnë sa i takon reformave të vendosura nga qeveria, por edhe ato integruese.

Kështu që, duke qenë se edhe vetë deputetët e PS nuk e kanë mohuar që në Asamble mund të ketë ndryshime në qeveri, por edhe për faktin se disa ministra e ndiejnë veten si të rrezikuar për shkak se nuk kanë arritur pritshmëritë, mbledhja e kësaj organizime ka shtuar ankthin tek ministrat. Po ashtu, një tjetër arsye që mund të kemi ndryshime në qeveri, të cilat mund të vendosen që në mbledhjen e Asamblesë së fundgushtit është edhe procesi i integrimit.

Në vjeshtë pritet të mbahet mbledhja e parë ndërqeveritare mes qeverisë shqiptare dhe Bashkimit Europian. Dhe duke qenë se qeverisë i duhet një impuls i ri, kryeministri Rama mund të bëjë dikë “kurban” nga vartësit e tij. Megjithatë, mbetet të shihet kur të mblidhet Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste se çfarë do të prodhojë më konkretisht.