Opozita lëshoi sot miell, ujë dhe sende të tjera të forta në drejtim të qeverisë në sallën e Kuvendit. Por kulmi duket se është arritur kur deputeti demokrat Edi Paloka ka marrë një televizor me dy duar për të goditur ekzekutivin.
Paloka dështon në tentativën e tij vetëm sepse televizori është tepër i madh dhe nuk do të kishte arritur ta lëshonte me sukses drejt objektivit të synuar.
Sipas deputetëve socialistë të pranishëm në sallë, televizori në fjalë është i Kuvendit dhe u shkull për t’u përdorur për të goditur anëtarët e qeverisë.
Momenti kur Edi Paloka tenton të godasë me televizor: Skandal.al