osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Hyjnë në fuqi ndryshimet kushtetuese, skadon afati 20 ditor i Presidentit. Hera e parë që shprehet me heshtje, Meta me “duar” të lidhura

Hyjnë në fuqi ndryshimet kushtetuese, skadon afati 20 ditor i Presidentit. Hera e parë që shprehet me heshtje, Meta me “duar” të lidhura

Ilir Meta, nuk e ka firmosur dekretin për ndryshimet Kushtetuese që përcaktojnë hapjen e listave dhe përcaktojnë koalicione me listë unike kandidatësh.

Njëherësh nuk është shprehur as kundër ndryshimeve të reja kushtetuese të miratuara më 30 korrik, nga bashkimi i votave të mazhorancës dhe një pjesë të opozitës parlamentare

Për këto arësye, dhe në skadencë të afatit 20 ditor, këto ndryshime kanë hyrë në fuqi, me heshtjen e Presidentit, i cili ka qenë kundër këtij vendimi të mazhorancës. Meta i ka pasur “duart” e lidhura, pasi sipas nenit 177 të Kushtetutës, kreu i shtetit nuk ka të drejtë të kthejë për rishqyrtim amendamentet kushtetuese që miratohen në Kuvend.

Për herë të parë një president është shprehur me heshtje për ndryshimet Kushtetuese.

“Një akt i tillë i njëanshëm nuk do të njihet nga Institucioni i Presidentit të Republikës, që përfaqëson unitetin e popullit dhe që është i vetmi garant institucional i mbrojtjes së Kushetutës”, do të deklaronte më 16 korrik Meta.

Presidenti i Republikes Ilir Meta ishte nje prej kritikeve me te ashper te ndryshimeve kushtetuese per sistemin zgjedhor; por pavaresisht ketij pozicioni ligi themeltar nuk i jepte atij asnje mundesi t’i refuzonte ato.

Per kete arsye Ilir Meta zgjodhi rrugen e heshtjes dhe sot pas 20 ditesh qe keto ndryshime prisnin ne zyren presidenciale; hapja e listave te kandidateve per deputet eshte zyrtarisht pjese e kushtetutes. 106 deputete votuan pro ndryshimit te dy neneve qe lidhen me sistemin zgjedhor duke sanksionuar se pari hapjen e listave te kandidateve per deputet.

“Zgjedhësit gëzojnë të drejtën për të dhënë votë parapëlqyese për kandidatët e listave shumemërore. Kriteret dhe rregullat për zbatimin e sistemit zgjedhor, për caktimin e zonave zgjedhore, pragun kombëtar, numrin e mandateve për secilën zonë, shpërndarjen e mandateve dhe masën e shtrirjes së votimit parapëlqyes përcaktohen në ligjin për zgjedhjet. Ligji për zgjedhjet garanton që votimit parapëlqyes t’i nënshtrohen jo më pak se dy të tretat e listës shumemërore dhe të sigurojë përfaqësim gjinor”, thuhet në ndryshimin kushtetues.

Ndryshimi i dyte qe iu bë kushtetutes, eshte heqja e parashikimit qe koalicionet kane te drejte te paraqesin kandidate per deputete. Kjo ishte e vetmja pike e debatuar mes mazhorances dhe opozites, pasi listat e hapura u pranuan nga te gjithe aktoret politike.

Por tashme qe ndryshimet politike jane realitet; PS dhe PD duhet te ulen serish ne tryezen e Keshillit Politik per te ndryshuar kodin zgjedhor dhe per ta pershtatur ate me sistemin elektoral dhe shtatori pritet te sjelle debate te ashpra per rregullat me te cilat palet do te shkojne ne zgjedhjet parlamentare.