osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Vitore Tusha ia ‘dredh’ Ilir Metës, i telefonoi Dvoranit që të rikthehej në KED, tërbohet edhe Berisha

Vitore Tusha ia ‘dredh’ Ilir Metës, i telefonoi Dvoranit që të rikthehej në KED, tërbohet edhe Berisha

Kryetarja pa mandat e Gjykatës Kushtetuese dhe e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Vitore Tusha, ka ndërmarrë disa lëvizje në prapaskenë, për të hedhur në erë të gjithë luftën e Ilir Metës dhe Sali Berishës në rrëzimin e Ardian Dvoranit, i cili ishte i vetmi që kërkoi dënimin e Metës për korrupsion në vitin 2012.

Për tetë vite me radhë, Meta dhe Berisha lëvizën çdo gur për ta shkarkuar Dvoranin nga Gjykata e Lartë, në shenjë hakmarrje për mosbindjen e tij në vitin 2012 për të votuar pro pafajësisë së Ilir Metën që u kap me bllokun e zi të pazarit në zyrën e Dritan Priftit, por edhe për t’u dhënë një mesazh gjyqtarëve të tjerë se çfarë i pret nëse kërkojnë dënimin e dyshes Meta-Berisha dhe familjarëve të tyre.

Disa javë më parë, Ilir Meta krijoi një shumicë në Këshillin e Lartë Gjyqësor duke shkarkuar Dvoranin si anëtar të Gjykatës së Lartë dhe rrjedhimisht edhe si kryetar i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.

Meta arriti që në vend të Dvoranit të vendoste pikërisht Vitore Tushën, të cilën më parë e kishte propozuar për kryetare të Kontrollit të Lartë të Shtetit. Meta gjithashtu nuk inicioi shkarkimin e Tushës si anëtare e Gjykatës Kushtetuese, edhe pse i ka mbaruar mandati që në vitin 2017.

Megjithatë, Vitore Tusha ka nisur të afrohet me SHBA-BE dhe të distancohet nga Ilir Meta. Me sa duket Tusha shikon fundin e Ilir Metës dhe pasajot e ekspozimit të saj si e besuar e tij.

Vitore Tusha i ka bërë disa telefonata Ardian Dvoranit si dhe i ka dërguar një e-mail për t’u kthyer në KED, duke sfiduar hapur Presidentin, i cili bëri një luftë të egër për të rrëzuar Dvoranin dhe madje përflitet se ka hedhur edhe para për këtë çështje.

Në një letër të Ardian Dvoranit, del në pah ‘flirti’ i Vitore Tushës me armikun e Metës.

Dvorani shkruan: “E nderuar znj.Vitore Tusha, nëpërmjet një njoftimi paraprak me mesazh telefonik në datën 18.08.2020 dhe nëpërmjet një email-i të datës 19.08.2020 jam njoftuar nga ana Juaj në detaje për zhvillimin e mbledhjes së KED në datën 21.08.2020 ora 13.00, për rendin e ditës dhe materialet përkatëse bashkëlidhur njoftimit.

Sipas pikës 1 të nenit 229 të ligjit nr.115/2016 pjesëmarrja në mbledhjet e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi është e detyrueshme”.

Me këtë letër, ku Dvorani i kërkon KED të diskutojë për çështjen e tij, nxjerrë zbuluar Vitore Tushën.

Ndërsa Ilir Meta vazhdon të heshtë, tërbimin për këtë tradhti, nuk e ka fshehur aletati i tij, Sali Berisha.

Përmes një reagimi Berisha tha: “Ai me mbeshtetjen e narkomafies me në krye Edvin Hajdutin, kërkon të rikthehet në Komisionin e Emerimeve në Drejtësi, KED. Miq, ju duket e pabesueshme por ish gjykatësi që qëndroi në detyrë 7 vjet pa mandat, që ka vendin në qeli sepse fshehu 100 milionë lekë në procesin e vetingut, që vendoste për vite në Gjykaten e Lartë me tezakun e tij, që dhunoi ligje dhe kushtetutë në krye të KED, konstatuar kjo edhe nga Komisioni e Venecias, kërkon të rikthehet në krye të KED për të vazhduar misionin e tij në shërbim të partisë.

Me këtë kërkesë mafiozi Dvoran dëshmon për të shumtën e të shumtën herë se jo ligji, kushtetuta por krimi dhe keqperdorimi i tij janë etje e pashuar e tij. Nëse ka blerë apo rregulluar me urdhër të Edvinit ndonjë anëtar në KED nuk mund të them, por ate që mund të themi miq është se ky dhunues i ligjeve dhe kushtetutes, vendin e ka në birucë”./Pamfleti