osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
konya escort
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
escort bayan
tesbih
bursa escort bursa escort
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
casibom giriş
istanbul escort
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
https://guclukadin.org/ https://puma-trainers.net/
bahis siteleri
casibom

Njeriu i “ndershëm” Petrit Vasali?! Duke bërë detyrën si Ministër i Shëndetësisë i dha miliona euro tendera Luçit, djalit të dajës!

Njeriu i “ndershëm” Petrit Vasali?! Duke bërë detyrën si Ministër i Shëndetësisë i dha miliona euro tendera Luçit, djalit të dajës!

Të dhënat e siguruara nga Gazeta “Shqip” si dhe një seri deklaratash të eksponentëve socialistë, kane zbuluar kompani farmaceutike të lidhura me ish Ministrin e Shëndetësisë Petrit Vasili.

Ky i fundit vazhdimisht poston statuse në rrjetet sociale, kundër korrupsionit qeveritar dhe mënyrën sesi tenderohen fondet publike.Por ndërkohë vetë Vasili, përgjatë kohës që mbante postin e Ministrit të Shëndetësisë, 2009-2012, i ka dhënë tendera kompanisë “Megapharma Shpk”, në pronësi të Rasim Hamzaraj, të cilin e njohin me pseudonimin Luçi.

Partia Socialiste kur ishte në opozitë deklaronte se Vasili kishte lidhje të afërt gjaku me Hamzaraj, ai ishte djali i dajës së Ministrit.

Sipas thesarit të shtetit, vetëm gjatë vitit 2010 kompania “Megapharma Shpk” pati përfituar 9 milionë euro në tenderë publikë në fushën e shëndetësisë, ku Ministër ishte kushëriri i tij, Petrit Vasili.

Ky ishte një konflikt i hapur interesi, pasi nëpërmjet lidhjeve nepotike, dyshohej se po eleminoheshin dhjetra kompani që garonin në tendera. Ndërkohë edhe përgjatë vitit 2012, ku vijonte si Ministër Vasili, kushëriri i tij Luçi (Rasim Hamzaraj) përthithi edhe 4 milionë euro nga institucionet në varësi të Ministrisë së Shëndetësisë.

A duhet t’i besojmë Petrit Vasilit?! Kur ishte Ministër i Shëndetsisë

Tenderat e fituara nga “Megapharma SHPK”, në vitin 2012
Këtë lidhje nepotike korruptive, e denoncoi disa herë deputeti Eduard Shalsi.

“Në vitin 2009 kompania Megapharm, e cila për hir të së vërtetës operon prej vitesh në tregun e ilaçeve, ka fituar një numër tenderësh, shuma e të cilave arrin në shifrën prej 1 000 000 euro,” ka deklaruar Shalsi në 15 nëntor 2010.
“Ajo që e komplikon pozicionin e Ministrit të Shëndetësisë është se po kjo kompani përgjatë vitit 2010 dhe vetëm deri në korrik, ka fituar tenderë jo me në shifra të ngjashme por e dini sa? 9 000 000 euro. Po po plot 9 000 000 euro“ shtoi ai.

Edhe ish deputeti socialist Eltar Deda, gjatë një interpelance në parlament në Korrik 2010, përmendi lidhjen Vasili-Hamzaraj. “Unë mund t’ju them se “Megapharm” është një kompani farmaceutike, distributor farmaceutik, i cili është vetë i familjes suaj dhe drejt kësaj kompanie dhe drejt këtij distributori janë adresuar të gjitha tenderët dhe prandaj është ndaluar shpallja dhe lidhja e kontratave të këtyre kompanive,” kas deklaruar Deda, sipas faqes zyrtare te Partisë Socialiste.I njëjti trend përfitimesh të fondeve publike, vijoi edhe gjatë bashkëqeverisës PS-LSI, ku Petrit Vasili mbante postin e anëtarit të Komisionit të Shëndetësisë.

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka zhvilluar gjate vitit 2016, nje auditim përformance mbi prokurimet publike te kryera gjate vititeve 2014-2015 në ministrinë e Shëndetësisë dhe institucionet e saj te varësisë.

Sipas raportit mbi kontrollin e KLSH, kompania “Megapharma Shpk” rezulton të ketë marrë mbi 60% të kontratave prej këtyre prokurimeve.Duke verifikuar kohën e kryerjes së këtyre prokurimeve rezulton se ajo përputhet, madje paraprihet gjithnjë me qendrime të ashpra e deri bllokuese të Petrit Vasilit si kryetar i grupit parlamentar i LSI por në rolin e anëtarit te komisionit te Shëndetësise në Kuvend.Kur i rikthehesh zhvillimeve të fundit, pyetja që ngrihet është nëse qytetarët duhet të vijojnë e t’i besojnë politikanëve si Petrit Vasili, i cili interesin vetjak dhe familjar e ka vënë përpara atij publik?! Gazeta Shqip