Pas marrjes në pyetje të RNDOLLAR mbi dështimin e operacionit në Shqipëri, CIA ka treguar më tepër detaje. Një agjent i saj tregon përshtypjet e intervistës dhe jep idetë e tij se si kanë rrjedhur ngjarjet.
Më tej i shpjegova se duhet të dinte të diferenconte dhe të dallonte ata në mesin tonë që po punonim me të për zhvillimin e operacionit dhe ata që ishin të interesuar vetëm për mbarëvajtjen e misionit. Ai do të duhej të kuptonte që këta të dytët nuk ishin të familjarizuar as me atë vetë si individ dhe as me mentalitetin shqiptar në përgjithësi.
Pozicioni dhe mendimi i tyre ishte që nëse një njeri nuk kishte asgjë për ta fshehur nuk kishte arsye për të qenë jo bashkëpunues. Ata nuk ishin mirëkuptues me shpjegimet tona në lidhje me faktin se vënia në provë nga ana e tyre për ty, ishte ofenduese për kuptimin dhe konceptin shqiptar të nderit. Qëndrimin e tyre ata e argumentonin me faktin që një njeri nëse është aq inteligjent sa të arrinte të zgjidhej si agjent.
Atëherë duhej të ishte i zgjuar mjaftueshëm sa për të kuptuar rëndësinë e këtyre provave për të qenë të qetë e të sigurt mbi sinqeritetin e agjentëve. Më pas i bëra të ditur se nëse do të vazhdonte të mbante një qëllim kaq shumë armiqësor ndaj intervistës dhe testimit të tij, jo vetëm që do ta bënte procesin më të vështirë për ne dhe për vetë atë, por edhe kjo do të regjistrohej pa dyshim në rekordet dhe të dhënat e tij. Për këtë arsye i kërkova RNDOLLAR që të ishte bashkëpunues gjatë testit që do të zhvillohej pas disa ditëve.
Në përgjigje të këtyre komenteve të bëra nga ana ime, RNDOLLAR deklaroi se heqjen dorë nga teksti e kishte bërë, por që tashmë ishte i penduar dhe se sjelljen e mëparshme të zymtë e konsideronte si zakon të keq, si pirja e duhanit, ndaj atyre që shfaqin sjellje mosbesuese ndaj tij. Ai gjithashtu deklaroi se nuk kishte asnjë ankesë ndaj trajtimit që po i bëhet nga ne. Nëse rolet do të ishin të kundërta, pra nëse ai do të ishte në vendin tonë dhe ne në vend të tij, ai do të ishte i sigurt se ai do të kishte marrë masa shumë herë më ekstreme për t’u siguruar se të dhënat dhe deklarimet e agjentëve do të ishin të sinqerta.
Biseda jonë më pas u kthye për tek kalimi i fundit i RNDOLLAR në kufi. Unë i thashë se ne ishim angazhuar në një analizë të plotë dhe të thellë në eventet dhe zhvillimet që kanë ndodhur në përpjekje për të arritur në arsyet e mundshme që kanë çuar në mungesën e pakos në pikëshkëmbim. Në fillim ne eliminuam arsyet hipotetike që nuk mund të mbështeten në fakte. Në këtë studim, ne kishim plotësisht bashkëpunimin e tij. Unë i thash RNDOLLAR që ende kishim disa pyetje të cilat na duhej t’i sqaronim.
Fillimisht, unë jam interesuar në eksplorimin dhe analizimin e faktit të përcaktimit të marrëveshjes për takim me AIPIGEONIN. Si fillim i lexova të dhënat e ardhura tek ne në lidhje me kalimin e kufirit në korrik: “Skuadra nuk kishte vendosur një sinjal për njohjen e prezencës së agjentëve në vend, sepse AIPIGEON është jo pozitiv ndaj kontaktit personal.
Në vend të kësaj u ra dakord që nëse ekipi kthehet për kontakt, një mesazh i shkurtër i koduar do të vendoset në pikëshkëmbimin. Më pas, skuadra do të vendoset në një strehimore në Saraqin. Për dy netët pasardhëse ekipi do të presë të krijojë kontakte në rrugën Konispol- Delvinë dhe në rast të dështimit, natën e tretë AIPIGEON do të kontaktohet në shtëpinë e tij”. RNDOLLAR ra dakord që kjo që u përcaktua është e saktë nga ana substanciale.
Më pas ata cituan deklarimin e tij mbi informimin mbi kalimin e kufirit në dhjetor, që një takim ishte dakordësuar për në 25 maj 1955 midis AIPIGEON dhe RNDOLLAR. Unë i sugjerova RNDOLLAR që kjo dukej të ishte konfliktuale mes këtyre të dyve dhe e pyeti nëse mund të qartësonte këtë për ne. RNDOLLAR u përgjigj se të dy deklarimet ishin të vërteta. Ai tha që e kishte takuar vëllanë për herë të dytë në korrik dhe se e kishte instruktuar që të përdorte pikë shkëmbimin e përcaktuar. Në atë kohë ai i tha AIPIGEONIT që kur u kthye ai do ta njoftonte me anë të vendosjes së një mesazhi në kuti.
AIRPIGEON më pas do të ishte i kujdesshëm që të ecte rrugëve natën. Në konkluzion të këtij deklarimi, AIPIGEON i sugjeroi RNDOLLARIT që të përcaktonin një datë për takimin e tyre në pranverë në mënyrë që të mund të diskutonin në një takim personal zhvillimet e misionit dhe të konfirmonin planet e aktiviteteve të ardhshme. RNDOLLARI u shpreh se ai ra dakord për këtë takim duke qenë se nuk donte të ç’inkurajonte vëllanë e tij.
RNDOLLAR ndjeu se do të mund të kalonte dy ose tre herë kufirin derisa të vinte koha e takimit të përcaktuar. Dhe se nëse do të ishte e nevojshme do të mund ta anulonte takimin me anë të një mesazhi të vendosur në pikëshkëmbimin e informacioneve, në kuti. RNDOLLARI tha se planifikimi i këtij takimi ishte bërë me kërkesë të AIPIGEONIT dhe se ai personalisht nuk kishte lidhur asnjë domethënie të veçantë me këtë takim.
Ai pranon se do të na e kishte zbuluar dhe do të na kishte vënë në dijeni të takimit gjatë deklarimeve të tij dhe se nuk mund ta shpjegojë në ndonjë mënyrë ose nuk mund të lidhë më ndonjë arsye tjetër, faktin që nuk na kishte informuar, përveç se me faktin që i kishte shpëtuar dhe i kishte dalë nga mendja.
Më pas unë i thashë RNDOLLARIT se kisha një pyetje që do të doja të më përgjigjej në mënyrën më të kujdesshme të mundshme, sepse përgjigja e tij mund të na ndihmonte të hidhnim dritë mbi arsyet se përse dështoi takimi. Pyetja ishte: “Mendon se vëllai yt mund të ketë krijuar përshtypjen që nuk do të ktheheshe në zonë deri në maj të 1955 ku ishte caktuar edhe takimi juaj”.
Përgjigja e RNDOLLARIT ishte që ai ishte më se i sigurt se kjo nuk kishte ndodhur. Ai kurrë nuk tha diçka që mund të na çonte në krijimin e idesë se ai besonte që ai mund të bënte udhëtime periodike që nga zhvillimi i dhjetorit. Në këtë pikë unë i thashë RNDOLLARIT që në bazë të asaj që ai na kishte thënë, ne kemi ngushtëzuar shpjegimet e mundshme për mungesën e pakos deri në tre:
a- AIPIGEON është burgosur ose është i vdekur ose i vrarë.
b- AIPIGEON ka vendosur të mos ta vendosë pakona pas largimit të RNDOLLARIT. Gjithsesi arsyeja që mund ta ketë vendosur mos vënien e pakos nuk e kemi të ditur.
c- AIPIGEON nuk e ka kuptuar mjaftueshëm mirë mekanizmi i pikëvendosjes së shkëmbimit të informacionit.
RNDOLLAR menjëherë insistoi që hipoteza e tretë është 100% e pamundur. Ai ka përsëritur disa herë dhe me shumë kujdes të dhënat e vendosjes së pakos dhe aq më tepër i kishte lënë instruksione të shënuara AIPIGEONIT në lidhje me vendosjen e pakos. Ai ra dakord se hipoteza e dytë dhe e tretë mund të mendohen më shumë të mundshme dhe se nuk mund të mendonte për asnjë arsye tjetër që mund të kishte ndikuar.
Unë i thashë RNDOLLARIT që unë i konsideroj të gjithë faktet e mundshme dhe që unë mendoja se kjo krijonte justifikimin për të kontaktuar me AIPIGEONIN. Unë i qëndroj idesë që do të rekomandoj ekzekutimin e planit. Kjo mundësi varej tërësisht nga gatishmëria e RNDOLLARIT për të qenë edhe një herë i infiltruar, duke qenë se është i vetmi njeri i cili kishte besimin e AIPIGEONIT.
RNDOLLARI u përgjigj se ai ishte shumë i lodhur nga vetmia dhe jeta e tërhequr dhe në arrati që i ishte dashur të bënte deri tani. Ishte rraskapitur edhe nga persioni që kjo punë ka në vetvete gjithashtu. Nga ana tjetër ai ishte i bindur që misioni mund të ishte fitimprurës dhe se kjo mund ta bënte të bënte edhe një tjetër tentativë për ne nëse do këmbëngulnim shumë.
Intervista mbaroi me angazhimin e tij të cilin ne e klasifikuam si një angazhim të sinqertë. Mënyra e të sjellit të RNDOLLARIT gjatë zhvillimit të intervistës kishte mungesë fodullëku dhe vrazhdësie që ishin vënë re më parë. Kjo u dha intervistuesve idenë dhe impresionon se ishte kthjelluar nga këshillat, të cilat iu dhanë më parë në fillim të intervistës dhe se dëshira e tij e shprehur për sukses të misionit tonë kishte qenë e sinqertë dhe e ndjerë.Pas marrjes në pyetje të RNDOLLAR mbi dështimin e operacionit në Shqipëri, CIA ka treguar më tepër detaje. Një agjent i saj tregon përshtypjet e intervistës dhe jep idetë e tij se si kanë rrjedhur ngjarjet.

Intervista mbaroi me angazhimin e tij të cilin ne e klasifikuam si një angazhim të sinqertë. Mënyra e të sjellit të RNDOLLARIT gjatë zhvillimit të intervistës kishte mungesë fodullëku dhe vrazhdësie që ishin vënë re më parë. Kjo u dha intervistuesve idenë dhe impresionon se ishte kthjelluar nga këshillat, të cilat iu dhanë më parë në fillim të intervistës dhe se dëshira e tij e shprehur për sukses të misionit tonë kishte qenë e sinqertë dhe e ndjerë.