osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Pas LSI edhe PD e alarmuar nga SPAK: Reforma në drejtësi është e kapur nga Rama, nuk ka hetuar shumë çështje të rëndësishme

Pas LSI edhe PD e alarmuar nga SPAK: Reforma në drejtësi është e kapur nga Rama, nuk ka hetuar shumë çështje të rëndësishme

Opozita jashtëparlamentare njëzëri kanë hedhur akuza të forta në drejtim të organeve të drejtësisë. Kështu pas akuzave të Lëvizjes Socialiste për Integrim, edhe Partia Demokratike ka nisur sulmet në drejtim të SPAK.

Ka qenë Sekretari për Çështjet Ligjore në PD, Çlirim Gjata, i cili gjatë një interviste televizive theksoi dje se prokuroria është e kapur nga kryeministri Rama, sepse sipas tij, ka lënë pa hetuar të gjitha çështjet e rëndësishme duke mos dhënë asnjë rezultat qysh nga formimi.

“Pushimet e hetimeve nga SPAK për Lefter Allën tregojnë se ne nuk kemi një prokurori të pavarur.

Jo nuk është çështje hetimi, por çështje politike sepse Rama e ka kapur prokurorinë. Nuk bën dot korrupsion një institucion pa kapur prokurorinë. SPAK edhe dosjen e famshme 184 ia çoi Dibrës, ndërsa çështjen e dosjes 339 ia dërgoi Durrësit.

As aferën e 20 milionë euro për 1 kilometër apo çështjen e teatrit. Gjithçka që është e lidhur me politikën SPAK e largon menjëherë nga dora çka tregon se është i kapur nga Edi Rama. Kanë kaluar muaj dhe nuk kemi parë rezultate. Këto institucione të reja të drejtësisë kanë sjellë një zhgënjim. Për shkak të reformës në drejtësi ne kemi ngelur pa gjykata, pa Gjykatë Kushtetuese. Askush nuk e kontrollon më Ramën.

Do të ishte mirë që SPAK të luante një rol në këtë aspekt”, tha Gjata. Më tej Sekretari për Çështjet Ligjore në PD foli edhe për reformën zgjedhore, ku tha se shpreson që ndryshimet në Kodin Zgjedhor të mos prishin marrëveshjen e arritur mes palëve.

“Për Kodin Zgjedhor uroj që të mos kemi ndryshime në marrëveshje me ndryshimet e fundit kushtetuese që synojnë prishjen e kompromisit të arritur nga marrëveshja.

Sepse po synohet që të krijohen favorizimi për PS-në, ndërsa për implementimin e Kodit të ri Zgjedhor ka nisur puna. Së paku deri në shtator duhet të përfundojë procesi për KQZ-në e re sepse tani gjërat kanë ndryshuar se ka disa procese shtesë. Presim që të caktohet edhe data e zgjedhjeve. PD vetë është në procesin e brendshëm të fushatës për zgjedhjen e kandidatëve”, tha Gjata.