Gjykata e Krimeve të Rënda ka dënuar katër nga shtatë të arrestuarit vitin e kaluar në qytetin e Shkodrës për gjobëvënie ndaj tregtarëve.
Katër të pandehurve u është ulur një e treta e masës së dënimit, pasi përfituan nga gjykimi i shkurtuar.
Dënimet nga Gjykata e Krimeve të Rënda
Muhamet Lici 13 vite burg
Besmit Domnori 9 vite burg
Abedin Bajraktari 11 vite burg
Denis Skutina 10 vite burg
Pjesëtarët e tjerë të grupit janë; Gëzim Vajushi, Fatmir Vehbi Dibra dhe G.S, minoren.
Sipas prokurorisë rezultoi se drejtuesit e këtij grupi kriminal angazhonin anëtarët e tjerë që, në çdo fund muaji të merrnin nga çdo tregtar shumat nga 1000 lekë deri në 3000 lekë.