Bayern Munich-Paris Saint Germain do të jetë ndeshja finale e “Uefa Champions League”.
Gjermanët mposhtën me rezultatin 3-0 Lyonin, me golat e shënuar nga Gnabry dy herë dhe i përhershmi Robert Leandowski. Ndeshja ishte e denjë për një gjysmëfinale, me raste të krijuara nga të dyja palët.
Por në fund më gjakftohtë përpara portës u treguan bavarezët. Në fakt, do të jetë një finale luksi ajo e Bayern kundër PSG, pasi të dyja ekipet janë në super formë.
Gola, emocion e spektakël duket se në këtë finale të Champions-it do të jenë me doza tepër të larta.
Kujtojmë që finalja do të luhet të dielën e 23 gushtit në Lisbonë.