Një tren i linjës Lecco-Milano që udhëtonte në drejtim të Arcores ka dalë nga shinat në stacionin hekurudhor të Carnate.
Ngjarja e rëndë ka shumë pikëpyetje dhe një hetim është hapur për të pasi treni ka lëvizur në një kohë që brenda tij nuk ka pasur personel dhe as makinist.
Treni ka lëvizur për më shumë se 10 kilometra pa drejtimin e askujt pasi makinisti dhe shefi i tij kishin zbritur për një pushim të shkurtër.
Ai është vënë në lëvizje ndoshta i ndihmuar dhe nga një dishezë e lehtë.
Sipas njoftimi zyrtar të hekurudhës italiane 3 nga 7 vagonët e treni kanë dalë nga shinat dhe fatmirësisht nuk ka fatalitete.
Ndërkohë prokuroria e Monzës ka hapur një hetim për aksident të qëllimshëm, por ende nuk ka detaje për këtë gjë.