osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Skema e TVSH-ës, ja hapat që duhet të ndjekin bizneset pas 1 prillit!

Skema e TVSH-ës, ja hapat që duhet të ndjekin bizneset pas 1 prillit!

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve njofton se duke filluar nga data 1 prill 2018 kanë hyrë në fuqi ndryshimet ligjore në lidhje me Tatimin mbi Vlerën e Shtuar dhe jep udhëzimet me hapat sqarues të mëposhtëm për bizneset:

  1. Ndryshoni shkallën tatimore në pajisjen tuaj fiskale, duke vendosur masën 20% apo shkallët e reduktuara sipas fushës së veprimtarisë tuaj.
  2. Për mallrat gjendje, që dispononi me qëllim për t’u shitur, në vijim do të llogaritet TVSH-ja në shitje. Inventari i mallrave gjendje më datë 31.03.2018, duhet të dorëzohet në drejtorinë rajonale tatimore në të cilën jeni i regjistruar si dhe do të ngarkohet në e-Filing, tek rubrika “Çështjet e mia”, brenda datës 30 Prill 2018.
  3. Merrni masat të pajiseni me blloqe të faturave tatimore, që mund t’i tërhiqni pranë drejtorisë rajonale tatimore ku jeni i regjistruar. Faturat tatimore, duhet të përdoren në të gjitha rastet kur do të kryeni transaksione me vlerë mbi 40,000 lekë dhe/ose nën këtë vlerë kur e kërkon blerësi.
  4. Për çdo blerje malli apo shërbimi, duhet të zotëroni faturën përkatëse tatimore të blerjes. Vetëm kështu mund të zbrisni TVSH-në e blerjeve nga TVSH e shitjeve. Gjithashtu, duhet të justifikoni çdo mall gjendje me faturën përkatëse të blerjes. Faturat me dhe pa TVSH, duhet t’i regjistroni tek Libri i Blerjes, te kolonat përkatëse.
  5. Regjistroni në mënyrë kronologjike në librat e shitjes, çdo faturë tatimore shitjeje të lëshuar nga ana juaj, si dhe qarkullimin ditor të memorizuar të pajisjes fiskale në një shifër të vetme.
  6. Librat e blerjes dhe të shitjes dorëzohen çdo tre muaj, brenda datës 10 të muajit pasardhës të tremujorit përkatës. Afati i parë i deklarimit të librave të blerjes dhe shitjes është data 10 Korrik 2018, për periudhat tatimore: Prill-Maj-Qershor 2018.
  7. Deklaratat e TVSH-së plotësohen mbi bazën e të dhënave mujore të librave të blerjes dhe shitjes. Ato duhet të dorëzohen çdo tre muaj, brenda datës 14 të muajit pasardhës të tremujorit përkatës. Konkretisht për muajt: Prill-Maj – Qershor 2018, afati i parë i këtij deklarimi është data 14 Korrik 2018.

Për muajt: Korrik-Gusht- Shtator 2018, afati i deklarimit është data 14 Tetor 2018. Për muajt Tetor – Nëntor – Dhjetor 2018 afati është data 14 janar 2019.

Administrata Tatimore inkurajon bizneset të marrin pjesë në trajnimet që po zhvillohen në çdo drejtori rajonale tatimore, lidhur me përfshirjen e bisnesit të vogël në skemën e TVSH –së./Monitor