Pas një mungese të gjatë në seancat Parlamentare, që nisi me fillimin e procedimit penal ndaj tij, deputeti Saimir Tahiri do të rikthehet sot në Kuvend.
Ish-ministri i Brendshëm do të jetë i pranishëm sot në seancë plenare e madje ka kërkuar dhe që të marrë fjalën.
Mësohet se Saimir Tahiri do të mbajë një diskutim të gjatë prej rreth 20 minutash dhe është regjistruar për fjalimin.
Në foton më poshtë është procesverbali i regjistrimit të Tahirit si folës në seancën plenare.
Kujtojmë se ai është tashmë deputet i pavarur pasi u përjashtua nga PS deri në fund të hetimeve ndaj tij.