Portalet serbe dhe ruse nuk kanë humbur rastin për t’u tallur edhe një herë më shumë me vendin tonë.
Më pak se një orë pas ndodhive të ditës së sotme në Parlamentin Shqiptar, portalet e këtyre vendeve po qarkullojnë foto dhe video “gazmore” të asaj që ndodh në Tiranë.
“Vezë dhe miell fluturojnë ndaj Edi Ramës”, shkruajnë këto portale, siç dëshmojnë edhe fotot.
E ndërsa disa nuk humbin rastin që të na etiketojnë si barbarë, të tjerë kanë përfshirë linqe, në të cilën lexuesit mund të “argëtohen”, duke parë estradën e Parlamentit tonë.