osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Zbardhet vendimi për Fatmira Hajdarin, ja si u zbulua bllokimi i vizës nga SHBA

Zbardhet vendimi për Fatmira Hajdarin, ja si u zbulua bllokimi i vizës nga SHBA

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka zbardhur dje vendimin për shkarkimin e Fatmira Hajdarit nga detyra. Përveç pasurisë së pajustifikuar, një element që e penalizoi ishte se nuk ka deklaruar që SHBA i ka bllokuar vizën.

“Pas analizimit të dokumentacionit të sipërcituar, Komisioni konstatoi se në deklaratën për kontrollin e figurës, sipas shtojcës 3 të ligjit nr. 84/2016, dorëzuar fizikisht në datën 27.1.2017, germa “g”, në pjesën 5, pyetjes nëse i është refuzuar hyrja në ndonjë shtet të BE-së/NATO-s, gjatë 10 viteve të fundit, subjekti i rivlerësimit i është përgjigjur “jo”, ndërkohë që nga pasaporta, në f. 29 të saj, konstatohet se subjektit të rivlerësimit, znj. Fatmira Hajdaraj, i është revokuar VISA e tipit B1/B2 për në SHBA, shtet i cili është anëtar në NATO.

Nga informacionet e marra nga organet kompetente, konfirmohet se subjekti i rivlerësimit është njoftuar personalisht, ose me shkrim në datën e revokimit të vizës (datë 26.1.2017). 7. Duke marrë në konsideratë faktin që Ambasada e SHBA-së, në një deklaratë për shtyp të datës 26.1.2017, ka deklaruar se do të përdorë të gjitha mjetet ligjore që ka në dispozicion për revokimin/refuzimin e vizave të gjyqtarëve dhe prokurorëve të k.orruptuar.

Kjo deklaratë është bërë në të njëjtën kohë që subjektit të rivlerësimit i është revokuar viza për në SHBA”, thuhet në vendim. Por gjyqtarja këmbëngul se nuk ka mashtruar sepse në kohën kur ka bërë deklarimin nuk kishte dijeni se i ishte bllokuar viza. “Subjekti, gjithashtu, deklaron se vula e vendosur mbi vizë nuk shoqërohet me ndonjë datë, në mënyrë që ta konfirmonte atë dhe se deklaratën për kontrollin e figurës e ka plotësuar në datën 26.1.2017, dhe dorëzuar në mëngjesin e datës 27.1.2017, duke mos pasur asnjë dijeni në lidhje me deklaratën e Ambasadës së SHBA-së për revokimin e vizave të disa gjyqtarëve dhe prokurorëve, deklaratë kjo pa emra konkretë.

Në fund, subjekti njofton se për të qenë korrekt në këtë deklarim, i është drejtuar Ambasadës së SHBA-së në Tiranë, me dy e-mail-e dhe një letër dërguar nëpërmjet Postës Shqiptare, duke i kërkuar konfirmim e datës së revokimit të vizës dhe datën e marrjes në dijeni në lidhje me revokimin e vizës, fakt të cilin e provon me informacionin e dërgimit të dy email-eve”, thuhet në vendim.