Ish-kreu i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu ka dalë me një deklaratë të fortë.
Nisur nga thirrja e Presidentit Meta që emigrantët të rikthenin në vend dhe të marrin në dorë fatet e Shqipërisë, Spahiu shkruan në një postim në rrjetet sociale se emigrantët ikën nga politikanët shqiptarë dhe jo nga klima e natyra.
Jo vetëm kaq, poe Spahiu zbulon se ai vet do të rikthehet në vend kur të ikin nga skena politike Edi, Luli, Monika e Meta.
“#KOMIKE: Presidenti Meta paska bërë thirrje që emigrantët të rikthehen dhe marrin në dorë fatet e Shqipërisë.
Ditën që do largohesh ti, Edi, Luli dhe Monika nga politika, do rikthehem jo vetëm unë që kam 4 vjet, por edhe arbëreshët që ikën pas vdekjes Skënderbeut 640 vjet më parë.
Emigrantët ikën nga këto fytyra, jo nga klima dhe natyra”, shkruan Spahiu.