Arben Bajo, skultpori i njohur që ndodhet i intubuar dhe po lufton me Covid-19 ka nisur tashmë kurën ndaj virusit.
Përmes rrjeteve sociale, miqtë e artisitit që është edhe shoku i kryeministrit Edi Rama, kanë bërë me dije se donatorët për gjakun që duhej për Bajon, janë gjetur.
Ata falenderojnë donatorët, mjekët dhe shkruajnë se tashmë ka nisur procedura për kurimin e Bajos.
“Të dashur miq, u informuam që donatorët janë gjetur dhe pritet të funksionojë procedura spitalore që ndiqet në raste të tilla.
Falenderojmë donatorët, mjekun italian nga Lobardia dhe mjekët tanë që po e ndjekin nga afër procesin. Shpresojmë shërim sa më të shpejtë për Benin,”– shkruhet në status.
53-vjeçari Arben Bajo është i intubuar. Miqtë e skultporit kërkuan me ngulm dhurues gjaku të tipit (A-) që të sihte shëruar nga koronavirusi, pasi ishte rruga e vetme për të mos humbur skulptorin.
Arben Bajo njihet edhe si miku i ngushtë i kryeministrit Edi Rama. Ky i fundit të gjitha skulpturat i ka me nënshkrimin e Bajos.