Botuesi i gazetës “TemA” Mero Baze, ka ironizuar një shkrim të publikuar ditën e sotme nga drejtuesi i emisionit “Ju flet Moska” në Ora News Kastriot Myftaraj, i cili kishte shpalosur sot një pjesë të talentit që posedon sa i përket konspiracionit.
Fill pas publikimit të tij, Baze ka zgjedhur ta shpërndajë menjëherë shkrimin në rrjetin e tij social, ku me doza humori shkruan:
“E paska gjetur avokatin Ylli Ndroqi. Por ky është i mirë kur duan të të mbyllin me forcë në Spitalin Nr. 5, jo kur duan të të mbyllin në burg”, ironizon gazetari Baze teksa pasqyron edhe shkrimin e Myftarajt i cili në përpjekje për t’i dalë në mbrojtje pronarit të tij, ka mundur të ndërtojë një material mjaft argëtues. (TemA)