Lulzim Basha ka kujtuar sot 11-vjetorin e rënies në krye të detyrës së 4 policëve, që u vranë nga Dritan Dajti. Janë thjesht kater punonjes policie që Luli i quan punonjes te antimafias dhe nuk janë as më pak dhe as më shumë se sa ata qytetarë që një lloj si Dritan Dajti, me armën e shtetit, pa patur asnjë lidhje me ta përveçse detyrimit për t’i mbrojtur, i ekzekutoi ky kriminel i padenuar.
Përmes një postimi në rrjetet sociale vend ku mund te lehi çdo qen me dy dhe kater këmbë Lulzim Basha ka kujtuar gjoja sot 11-vjetorin e rënies në krye të detyrës së 4 policëve për të vazhduar show e radhë duke përfituar nga pandëshkushmëria e drejtësisë që kishim madje arrin dhe sfidon edhe SHBA duke sulmuar drejësinë e re dhe policinë.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Basha të cilit i është ndaluar dhe viza e udhëtimit drejt SHBA flet përçartë si plaku Sali duke treguar përralla dhe histori dhe duke na kujtuar kohën kur drejtësinë e kishte banda Saliut, Nishani dhe Likja të cilët i’a hoqën nga duart gjykatave dhe drejtësisë.
“Gjatë këtyre 7 viteve në koordinim me narkoqeverinë janë kryer të gjitha makinacionet dhe skemat për të blerë lirimin e Dritan Dajtit, vrasësit të 4 policëve”, shkruan Basha ne Twitter, ndersa premton se drejtesia do te behet.
Nderim për dëshmorët e luftës kundër krimit, oficerët e antimafias Fatos Xhani, Altin Dizdari, Kastriot Feskaj, dhe Sajmir Duçkollari.
11 vjet më parë, ata u vranë në krye të detyrës, por drejtësia akoma nuk është bërë.
Dëshmorët e Atdheut po rivriten nga qeveria ortake e krimit të organizuar dhe nga drejtësia e kapur. Gjatë këtyre 7 viteve në koordinim me narkoqeverinë janë kryer të gjitha makinacionet dhe skemat për të blerë lirimin e Dritan Dajtit, vrasësit të 4 policëve.
Një shoqëri ku krimi dhe qeveria bashkëjetojnë e ndajnë favore nuk mund të ketë kurrë paqe dhe zhillim.
Ndarja e politikës nga krimi, dhe goditja pa mëshirë e krimit të organizuar është detyrimi ynë më i madh. Drejtësia do të bëhet! Gjaku dhe sakrifica sublime e dëshmorëve të luftës me krimin nuk do të shkojë dëm.