Ish kreu i Aleancës Kuqezi Kreshnik Spahiu nuk i ndahet politikës shqiptare e cila ngre kauza mbi vdekjen e familjarëve të kundërshtarëve politikë.
Spahiu, shprehet se s’duhet ti urojmë vdekjen prindërve të Ramës, Berishës, Metës apo Bashës por ata duhet të ekzekutohen politikisht.
Sipas tij, dhe me Kanun i vdekuri nuk përgojohet e nëpërkëmbët.
Postimi i Spahiut:
Ne s’duhet ti urojmë vdekjen prindërve të Ramës,
Berishës, Metës apo Bashës.
Madje as vdekjen e tyre biologjike.
Thjesht duhet ti ekzekutojmë politikisht.
Duhet ta bëjmë kur ATA ende frymojnë!
Prindrit e tyre, s’janë fajtorë. Me Kanun:
“I vdekuri as përgojohet, as nëpër-këmbet”
Burrat s’merren me kufoma