Në një dokument të përbërë nga 18 faqe, që ish-Prokurori i Përgjithshëm Ardiatik Llalla ka treguar më imtësi një takim që ka pasur me Ambasadori amerikanë në Tiranë, Donald Lu.
Në dokumentin që Llalla i ka dërguar Kongresit Amerikan në majin e vitit 2017, thuhet se, Donald Lu ka kërkuar arrestimin e Ilir Metës se është i korruptuar.
Për takimin e majit të vitit 2015, Llalla ka folur në letrën për Nënkomisionin e Kongresit Amerikan për Europën dhe Azinë, i drejtuar nga kongresmeni Dana Rohrabacher, Llalla mes të tjerave thekson:
“Në këtë takim, ambasadori Lu, kërkoi ndërhyrjen e Prokurorit të Përgjithshëm, të influencojë te prokurorët që të mos kundërshtonin projektin e reformës në drejtësi. Ndër të tjera, në një mënyrë jodiplomatike dhe kundër normave që parashikon Konventa e Vjenës, ambasadori Lu i sugjeroi Prokurorit të Përgjithshëm arrestimin e Kryetarit të kuvendit, njëkohësisht kryetar i LSI, Ilir Meta. Në vëzhgimet e zotit Lu, kryetari i Kuvendit Meta ishte i korruptuar dhe i fshihej drejtësisë. Arrestimi i tij i mundshëm mund të ndihmonte Shqipërinë për t’u integruar më shpejtë në Bashkimin Evropian.”
Por në arsyetimin e tij, ish-Kryeprokurori Llalla nënvizon se kjo kërkesë nuk mund të realizohej, për aq kohë sa nuk kishte prova për të implikuar në afera korruptive ish-Kryeparlamnetarin Meta.
“Kjo kërkesë, tërësisht e papërgjegjshme, detyroi Prokurorin e Përgjithshëm të ndërpriste takimin, duke u shprehur se arrestimi i çdo njeriu, përfshirë edhe zyrtarët, mund të bëhet vetëm në bazë të provave. Prokurori i Përgjithshëm theksoi se kërkesa (e ambasadorit) ishte jo logjike dhe se, arrestimi i zyrtarëve të lartë, pa prova, rrezikon të sjellë destabilitet politik dhe social.”
Në fund, Llalla bëhet edhe më i ashpër në letrën e tij duke thënë: “Përballë këtij qëndrimi (të prokurorit të përgjithshëm), Ambasadori Lu u shpreh se destabiliteti i mundshëm i Shqipërisë nuk përfshihej në prioritetet e tij”.
I gjithë ky debat dhe konflikt mes Llallës dhe ambasadorit amerikan, akuza të cilat më pas u reflektuan edhe publikisht, ish-Kryeprokurori e akuzonte shefin e diplomacisë amerikane, për ndërhyrje dhe influencë në reformën në drejtësi.
Në letrën prej 18 faqesh, Llalla thotë se përmes ambasadorit Lu, po përfshihen në mënyrë formale, persona që kanë mbështetjen e Sorosit në proces.