osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Letra e Llallës për Kongresin Amerikan: Donald Lu më kërkoi arrestimin e Ilir Metës! (Video)

Letra e Llallës për Kongresin Amerikan: Donald Lu më kërkoi arrestimin e Ilir Metës! (Video)

Në një letër që i ka dërguar Kongresit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në maj të vitit 2017 dhe që kjo e fundit e ka publikuar në faqen e saj të internetit, ish-Prokurori i Përgjithshëm i Shqipërisë, Adriatik Llalla, që po hetohet nga Prokuroria e Durrësit për fshehje pasurie, pastrim parash etj, ka lëshuar akuza të forta ndaj ambasadorit të SHBA-vë ne Shëqipëri Donald Lu.

Llalla pretendon se Lu-ja i ka kërkuar që të arrestonte në vitin 2015 Ilir Metën, asokohe kryetar i Parlamentit të Shqipërisë.

Pjesa e letrës së Adriatik Lllalës për Kongresin Amerikan, ku përmend kërkesën e Donald Lu-së për arrestimin e Ilir Metës

 Letra e plotë e Llallës, dërguar Kongresit amerikan

Sipas Llallës Lu-ja ja bërë këtë kërkesë gjatë një takimi të posaçëm të këkruar prej ambasadorit për këtë qëllim.

Lallla shkruan se në këtë pikë ai e ndërpreu takimin pasi kërkesa e ambasadorit ju duk jo e logjikshme dhe e pa-bazuar në prova, duke i përmendur atij edhe trazirat e mundshme politike që mund të shkaktoheshin në Shqipëri nga një arrestim i tillë.

Adriatik Lalla dhe Donald Lu kanë kohë që kanë ndërmarrë një luftë akuzash dhe kundër-akuzash me njëri-tjetrin, që kulmoi me shpalljen si person “non grata” të Llallës  dhe familjes së tij nga ana e Shteteve të Bashkuara disa muaj më parë.

Por ja çfarë ka shkruar më konkretisht Adriatik Llalla për Kongresin Amerikan:

Edhe pse ishte përballur me prokurorët në takime të ndryshme, në maj 2015, ambasadori Lu kërkoi një takim me Prokurorin e Përgjithshëm. Në këtë takim, i kërkoi Prokurorit të Përgjithshëm ndërhyrjen për të ndikuar te prokurorët që të mos e kundërshtonin projektin e tij për reformën në drejtësi. Për më tepër, në një mënyrë jo-diplomatike dhe kundër çdo norme të garantuar nga Konventa e Vjenës, ambasadori Lu i sugjeroi Prokurorit të Përgjithshëm se duhet të arrestonte Kryetarin e Parlamentit dhe gjithashtu kryetarin e Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta. Në pretendimet e Z. Lu, Kryetari i Parlamentit Meta ishte i korruptuar dhe po pengonte reformën në drejtësi dhe se arrestimi i tij do ta ndihmonte Shqipërinë të integrohej sa më shpejt në bashkimin Evropian. Një kërkesë e tillë, tërësisht e papërgjegjshme, e detyroi Prokurorin e Përgjithshëm ta ndërpriste takimin, duke shpjeguar se arrestimi i çdo personi, përfshi edhe zyrtarët, mund të kryhet vetëm mbi bazën e provave.

Prokurori i Përgjithshëm shprehu në qëndrimin e tij se nëse kërkesa ishte logjikisht pa baza, dhe në mungesë totale provash për korrupsionin e zyrtarëve të lartë, kjo mund të rrezikonte të shkaktonte trazira të rënda politike dhe shoqërore në Shqipëri. Në qëndrimet e mëpasme të diplomatit Lu përshtypja qe se rreziku i mundshëm i trazirave nuk ishte një çështje prioritare për të.

Llalla: Lu mori pjesë në protestën e Sorosit në Tiranë dhe kërcënoi deputetët shqiptarë me sms 

Në përpjekje për të krijuar idenë në publik s epopulli shqiptar e mbëhsteste miratimin draftit të reformës në drejtësi që u ishte servirur, ambasadori Lu mori pjesë në një protestë të organizuar nga “Shoqëria Civile”, por që në të vërtetë ishte organizuar nga Fondacioni Soros. Në një shfaqje të pakuptimtë, diplomati Lu udhëhoqi një grup prej rrth 30-40 personash, të gjithë anëtarë të Fondacionit Soros ose administratës publike.

Ndërkohë, ambassadori Lu, në një përpjekje të fundit, nisi të ushtronte trysni të hapur ndaj disa deputetëve të parlamentit shqiptar që të miratonin draftian e mbëhstetur prej tij. Disa mesazhe telefonike u publikuan në mediat shqiptare, në të cilat ambasadori Lu u thoshte deputetëve se në rast se nuk e miratonin draft-Kushtetutën, ai do të merrte masa ndaj tyre. Në bazë të këtyre mesazheve, ambasadori Lu I informonte ata se nëse këta deputetë nuk do të votonin për draftin, ata duhet të kishin parasysh se ambasada amerikane në Tiranë do t’I vendoste në një listë të zezë penalitetesh. Ekzistenca e këtyre mesazheve u konfirmua publikisht nga disa ligjvënës dhe nuk u mohua nga ambasadori Lu.

Mbi bazat e kësaj “trysnie” ishte edhe fakti se ambasadori Lu pretendoi se ai kishte informacione komprometuese për këtë deputetë. Mesazhi ishte I qartë se nëse ata do ta votonin draft-Kushtetutën e mbështetur prej tij, informacioni kompromentues për deputetët nuk do të publikohej.

Llalla: Lu fshehu problemin e drogës në Shqipëri, tha se s’është problem i SHBA

..Më  2016, rezultoi se kultivimi i kanabisit ishte përhapur thuajse në të gjitha rajonet e Shqipërisë. Përhapja, edhe pse në përmasa tragjike, u mohua nga qeveria dhe nga Ministria e Brendshme. Opozita e djathtë akuzoi qeverinë se ka lejuar kultivimin gjigant të drogës, duke mbështetur trafikantët. Sipas opozitës, trafikantët më pas mbëhstetën Partinë Socialiste që të mbante pushtetin në zgjedhjet parlamentare të 2017-s.

Disa hetime të Prokurorisë dolën në përfundimin se trafikantët kishin mbështetjen e strukturave lokale të policisë. Disa hetime rezultuan të suksesshme, por shumica prej tyre dështuan për shkak se hetimet u penguan nga agjentët e policisë të përfshirë në trafik. Në disa raste, prokurorët u detyruan të mos kryejnë veprime hetimore në terren, pasi janë përballur me trafikantë të armatosur.

Pavarësisht këtij problemi domethënës, që u nënvizua gjithashtu nga partnerët ndërkombëtarë si Italia dhe Greqia, shtete fqinje me Shqipërinë, ministria e Brendshme i mohoi raportet, duke i cilësuar ato si “luftë politike”.

Fondacioni Soros i ofroi ndihmë qeverisë së majtë për problemin me drogën. Disa sondazhe të kryera nga OJQ-të që janë nën ombrellën e Sorosit doli se “Policia ishte institucioni më i besuar në publik”. Këto sondazhe, në pjesën më të madhe të tyre, janë publikuar në praninë e ambasadorit amerikan Donald Lu. Në këtë mënyrë, duke certifikuar mbështetjen (e gabuar) për policinë, ndërkohë që situata në terren ishte shumë ndryshe nga realiteti i paraqitur në sondazhet publike dhe aktivitetet e organizuara nën logon e “Soros”-it.

Përgjatë 2016-s dhe muajve të parë të 2017-s, ambasadori Lu dështoi që ta përmendte problemin me drogat në çdo rast. Për më tepër, ambasadori Lu është shprehur në më shumë se një rast në takime jo-publike se “Drogat nuk janë problemi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës”.