Drejtoresha e Drejtorisë së Tatimpaguesve të Mëdhenj, Enkelejda Pipa ka shpjeguar me detaje atë që është kthyer në një debat politik në vend, deklarimin e TVSH-së nga bizneset e mesme dhe të vogla.
Pipa u shpreh se kjo skemë është formalizim dhe se nuk goditet biznesi i vogël. Biznesi i vogël duhet të marrë faturat tatimore sepse s’ka patur interes pasi nuk e zbriste TVSH-në, sot i duhet ta formalizoje që të zbresë TVSH-në. Kjo TVSH, nuk rëndon në kostot e biznesit. Kjo ka qenë kosto që i shtohej vlerës së mallit, sot nuk do të jetë më.
E pyetur nga gazetari mbi arsyetimin e demokratit Mima i cili thoshte mbrëmë në “Opinion” se kjo skemë do të rrisë çmimet për qytetarët, Pipa ka sqaruar duke nxjerrë blof përfaqësuesin e Bashës se kjo nuk është e vertete sepse sot, nje mall kushton njelloj per konsumatorin si kur e blejme ne nje market me TVSH, si ne nje dyqan pa TVSH.
Ajo tha se konsumatori nuk do paguajë më shumë sepse TVSH-në në blerje tregtari i vogël nuk e zbriste, dhe e kishte kosto. Tani nuk do të jetë më kosto, por TVSH. Ajo tha se të njëjtin mall sot kur e blejmë me TVSH, ka të njëjtn cmim edhe kur e marrim pa TVSH./lexo.al