osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
konya escort
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
escort bayan
tesbih
bursa escort bursa escort
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
casibom giriş
istanbul escort
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
https://guclukadin.org/ https://puma-trainers.net/
bahis siteleri
casibom

Shifra alarmante në Kosovë/ 15 viktima me COVID në 24 orë, 226 raste të reja

Shifra alarmante në Kosovë/ 15 viktima me COVID në 24 orë, 226 raste të reja

Situata e koronavirusit në Kosovë vijon të jetë alarmante! Gjatë 24 orëve të fundit, kanë humbur betejën me këtë virus 15 persona, e ndërsa janë konfirmuar pozitiv 226 të tjerë.

Në njoftimin zyrtar të ministrisë së Shëndetësisë, bëhet me dije se në total numri i të infektuarve ka shkuar në 8330, ndërsa janë regjistruar 227 viktima.

Një shifër optimiste është numri i të shëruarve, ku gjatë 24 orëve mësohet se janë shëruar 115 persona.

“115 të shëruar dhe 226 raste me COVID-19! Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 459 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë 226 raste pozitive.

Numri total i rasteve pozitive është 8.330 raste nga 36.509 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 227 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 115 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 4.578 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.525.

Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 82 raste, komuna Podujevë 26 raste, komuna Fushë Kosovë 18 raste, komuna Mitrovicë 15 raste, komuna Pejë 13 raste, komuna Gjakovë 12 raste, komuna Gjilan 9 raste, komuna Klinë 7 raste, komuna Viti 7 raste, komuna Vushtrri 7 raste, komuna Lipjan 6 raste, komuna Deçan 4 raste, komuna Drenas 4 raste, komuna Skenderaj 4 raste, komuna Malishevë 3 raste, komuna Ferizaj 2 raste, komuna Kamenicë 2 raste dhe me nga 1 rast komunat: Kaçanik, Prizren, Shtime, Shtërpce dhe Suharekë”, njofton Ministria e Shëndetësisë.