Ekzaltimi i presidentit të Romës, për kualifikimin në gjysmëfinale pas eliminimit të Barcelonës, shkoi aq larg, sa duke festuar, u hodh në një shatërvan në Romë. Gjesti nuk është i lejuar, dhe jashtë etikës, dhe kryetarja e Bashkisë Romë, Virxhinia Raxhi, e gjobiti me 500 euro presidentin Xhejms Palota.
Por, ekzaltimi për këtë kualifikim, ka shkuar aq larg, sa Palota, përveç gjobës, ka vendosur të dhurojë edhe 230 mijë euro për të restauruar shatërvanin.
“Kërkoj ndjesë për veprimin dhe dua të falënderoj kryetaren e bashkisë për gjobën, pasi ishte diçka që e meritova. E kuptoj gabimin dhe do ta paguaj gjobën, por ndërkohë do të dhuroj edhe një fond prej 230 mijë eurosh, për restaurimin e një shatërvani tjetër romak, atë të Fontana del Panteon.