Atletico Madrid është gati t’i ofrojë një kontratë marramendëse me 20 milionë euro në vit për ta mbajtur larg Barcelona-s.
Sipas Mundo Deportivo, marrëveshja e re, e cila është rreth 400,000 euro në javë, do të fshinte klauzolën 100 milionë euro aktuale të cilën Barça është gati ta paguajë.
Sulmuesi francez është përfolur për një kalim te katalanasit në fund të sezonit dhe supozohet se ai ka një marrëveshje në princip me Barcelona-n.
Griezmann së fundmi ka deklaruar se thashethemet ishin të pavërteta, duke u shprehur për Telefoot: “Nuk e di se nga dalin këto informacione. Nuk di gjë, deri tani nuk ka asgjë. Raportet janë false.”
Gjithsesi, raportet e fundit nga Spanja thonë se ai është objektivi numër një i Barça-s. Megjithëse koha e tij nën drejtimin e Diego Simeone ka qenë shumë e suksesshme, por akoma nuk ka fituar një trofe madhor.
Kjo thuhet të jetë arsyeja kryesore pse francezi mund të largohet nga Wanda Metropolitano.