Pas tre gjyqtarëve Komisioni i Pavarur i Kualifikimit do të zhvendoset në radhet e prokurorëve . KPK do të kalojë në ‘sitën’ e vettingut prokuroren e Prokurorisë së Apelit në Shkodër, Besa Nikëhasani.
Seanca e KPK për Nikëhasanin do të zhvillohet më datë 17 prill 2018.
Ndërkohë që në 13 prill pritet vendimi për gjyqtarin e Apelit Durrës Besim Trezhnjeva.
Më herët KPK vendosi t’ë largojë nga sistemi gjyqtarit Fatos Lulos dhe të konfirmoj vijim në detyrë të gjyqtares Vitore Tusha.
Ndërkohë KPK ka vendosur të ndërpresw vettingun për prokurorin e Beratit Ermir Beta pas dorheqjes së tij nga sistemi.