osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Greqi, vijojnë përplasjet mbi autostradën “Joniane” drejt kufirit shqiptar

Greqi, vijojnë përplasjet mbi autostradën “Joniane” drejt kufirit shqiptar

Autoritetet greke në prefekturën e Janinës po bëjnë përpjekje për financimin e projektit rrugor që lidh Janinën me pikën kufitare shqiptare të Kakavijës.

Ministria greke e Infrastrukturës ka përjashtuar së fundi mundësinë e ndërtimit të një autostrade me katër korsinga Janina në Kakavijë, pasi sipas saj përdorimi i rrugës nuk ka peshën për t`u përfshirë në rrjetin rrugor trans-europian.

Takimet mes drejtuesve të ministrisë dhe drejtuesve vendorë të Janinës nuk kanë dhënë rezultat. Prefekti i Janinës Aleksandër Kahrimanis tha për mediat vendore greke se do vazhdonjë të ushtrojë presion, së bashku me disa bashkish greke, ndërkufitare me Shqipërinë, për ndërtimin e rrugës.

Projekti kushton mbi 150 milionë dollarë dhe pjesa më e madhe e financimeve synohet të sigurohet nga Bashkimi Europian.

Segmenti rrugor Janinë -Kakavijë aktualisht ka mbetur i pazhvilluar duke sjellë probleme për banorët e zonave, por edhe për lëvizjen e njerëzve dhe për qarkullimin tregëtar mes të dy vendeve.

Edhe në anën shqiptare drejtuesit vendor të disa bashkive kufitare u kanë kërkuar autoriteteve greke të ruajnë projektin e vjetër në standartin e një autostrade që lidh Kakavijën me autostradën Joniane. Sipas tyre projekti u jep zhvillim zonave kufitare mes të dy vendeve dhe nxit bashkëpunimin, sidomos në sektorin e turizmit.

Autostrada “Joniane” është ndërprerë në periferi të Janinës dhe segmenti që duhet ta lidhte me Kakavijën në kufi me Shqipërinë ka një gjatësi rreth 90 km.

Pika kufitare e Kakavijës mban peshën kryesore të lëvizjes së njerëzve dhe qarkullimit tregëtar mes Shqipërisë dhe Greqisë.