Pas kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, edhe deputeti Ralf Gjoni ka konfirmuar se ka rezultuar pozitiv me koronavirus.
Ndërkohë sipas burimeve jo zyrtare, mësohet se dhe ministri Blendi Çuçi rezulton pozitiv me Covid-19.
Por ministri Çuçi nuk është prononcuar ende për këtë çështje duke e mbajtur personale, si e drejtë e gjithësecilit.
Mëngjesin e sotëm ishte kryebashkiaku Erion Veliaj, i cili përmes një deklarate pranoi se kishte rezultuar pozitiv me koronavirus dhe se ishte në gjendje të mirë ai dhe familja e tij.
Disa muaj më parë, ishte deputeti Adriatik Alimadhi i cili u infektua nga coronavirusi dhe e kaloi me shumë vështirësi sëmundjen. Alimadhi ishte politikani i parë i prekur nga virusi./Ekskluzive.al