Nga Bledi Mane
Për herë të parë në historikun e sistemit penitenciar shqiptar, një titullar i lartë, një drejtor i përgjithshëm i b.urgjeve nuk demaskohet e as nuk k.ërcënohet për tendera pilafi apo patatesh.
Qysh prej dy vitesh k.rimi dhe sekserët e k.rimit po ndryshken para një zyrtari të administratës publike. B.urgjet shqiptare nuk janë më folezat e punësimit partiak, nuk janë më as dyer të shpartalluara ku hyn i pafajshmi dhe lirohet banditi por po kthehen në institucion ku disiplina po ngjizet dhe rehabilitimi është primar.
Ky burri që shikoni në foton ilustruese quhet Agim Ismaili. Është burrë jo vetëm nga gjinia, jo vetëm nga vendorigjina, jo vetëm nga karakteri, jo vetëm nga qytetaria por edhe nga përballja.
Dy vite në krye të b.urgjeve shqiptare frenoi batërdinë dhe abuzimet, barazoi cilindo të b.urgosur para të kërkesave dhe të drejtave të tyre, nuk mban me hatër v.rasësin dhe dh.unon xhepistin, ndaj deri tani është k.ëcënuar 23 herë nga brenda e nga jashtë qelive e ka kundërshtuar e argumentuar me forcën e ligjit 15 raste kur gjykatat kanë tentuar apo liruar me skadime afatesh k.riminelë serialë e të rrezikshëm.
Rasti më i fundit ishte kundërshtimi që i bëri kërkesës për lirim të parakohshëm të Zani Çaushit. Agim Ismaili dhe familja e tij janë ndoshta më të rrezikuarat nga përballja me k.rimin dhe i vetmi zyrtar i lartë që nuk qurravitet dyerve të ambasadave por përballet pa më të voglin ekuivok.
Madje i vetmi zyrtar b.urgu që pasi k.ërcënimet nuk bëjnë punë kallëzohet penalisht nga k.ërcënuesit. Në gjithë këtë odise të rrezikshme Agim Ismaili duket i braktisur.
Politika merret me listat e zgjedhjeve, media gjëmon vip-at në Dhërmi, aleatët tanë ndërkombëtarë merren me reformën në drejtësi por harrojnë që gjykatësit e pa vetingosur po kacafyten keqas me Agim Ismailin.
Duan t’ia nxjerrin k.riminelët nga b.urgu një e nga një ndërkohë Agimi lufton i vetëm. I vetëm aty barikadë te dera e daljes së k.rimit. Po lufton i vetëm Agim Ismaili por mos harroni se është i shëndoshë në trup, në mendje. I shëndoshë në burrëri dhe trimëri!