SPAK lëshoi gjatë mbrëmjes së djeshme disa urdhër-a.rreste në lidhje me dosjen “339” nga Gjykata e Posaçme. Dosja e bujshme ka të bëjë me vjedhjen e votave të zgjedhjeve vendore, laboratorin e h.eroinës në Has dhe një sërë çështjesh të tjera.
Dosja “339”, në atë kohë solli më shumë tension brenda qeverisë se sa në sistemin e drejtësisë, ku në fakt për herë të parë u shfaqën dukshëm krisjet e para brenda PS-së, mes grupimeve të ndryshme të ministrit të asaj kohe Fatmir Xhafaj (krah i kryebashkiakut Erion Veliaj) dhe Vangjush Dakos (që u mbrojt nga kryeministri Edi Rama).
Tensioni mes palëve u rrit pas aksionit ndaj grupit të Avdylajve nga Shijaku. Njësoj si me Tahirin, edhe kësaj here u shpërndan në media disa përgjime, që implikonin Vangjush Dakon në pazare të votave me njërin prej pjestarëve të b.andës së Avdylajve. Skandali ishte se këto përgjime qëndronin në “sirtare” në zyrën e Prokurorisë prej më shumë se 1 viti, por dolën pikërisht në momentin kur sulmet ndaj kryeministrit Edi Rama ishin intesifikuar.
U bë e dukshme se ekzistonte një luftë e brendshme mes klanesh brenda PS-së dhe në media nisën të qarkullonin zëra se ishte vetë Rama që kishte ndërhyrë për mos a.rrestimin e Vangjush Dakos, duke qenë se pas dosjes “Habilaj” ku bënte pjesë dhe ish-ministri Saimir Tahiri, dosja “339” dhe a.rrestimi i Dakos i rrezikonte shkërmoqen e qeverisë.
Por me sa duket, mbështetja e Edi Ramës për Fatmir Xhafajn duket se e kishte një kufi. Pasi u kursye Vangjush Dako, policia p.rangosi dy ish-deputetët socialistë Arben Çuko dhe Arben Ndoka, gjatë operacioneve ndaj 4 grupeve k.riminale, krejt papritur kryeministri Edi Rama njofton në rrjetet sociale dorëheqjen e Xhafajt. Pas dorëheqjes së Xhafajt, Rama doli në një konferencë të gjatë për shtyp, ku madje edhe me “humor” e theksoi, që për hir të së vërtetës zgjati shumë për shaka që duhet të ishte, se: “… ekziston një komplot brenda PS-së dhe se pjesë e këtij komploti ishte kryebashkiaku Erion Veliaj, i cili një ditë do të varet tek ato pemët që mbjell”.
Deklaratat e Ramës për “komplotin”, që nuk ishte publikuar asnjëherë në media përpara daljes së tij zyrtare, u panë si një mesazh i qartë kundër bashkiakut Veliaj (kryetari i njërit prej klaneve më të forta në PS, ku bën pjesë dhe Fatmir Xhafaj). Sipas deduksioneve dhe burimeve që rrodhën brenda partisë, pas “e.leminimit” politik të Saimir Tahirit, klanit të vetëm rival të Erion Veliaj, rrëzimi i Ramës ishte prapa porte me a.rrestimin e Dakos dhe me Tahirin në gjykim për akuza “grup i strukturuar k.riminal”. Rrëzimi i Ramës, do të përshpejtonte kohën e ardhjes së Veliajt në pozicionin e kryeministrit të vendit.
Por ajo që bie në sy sot, është se dhe pas ngritjes së SPAK, a.rrestimi i Vangjush Dakos (alias Xhuxhi i Durrësit) mbetet ende “tabu”, edhe pse fama e dosjes “339” arriti kulmin kur u ngrit si shqetësim nga Bashkimi Europian, për apati të dukshme të treguar në gjykimin e saj. Vetëm një muaj më parë, plasën disa debate të gjata në Komisionin e Jashtëm të Parlamentit Europian, ku flitet për anëtarësimin e Shqipërisë, ku ndër më kryesoret nga diskutimet kanë qenë shembja e Teatrit Kombëtar, Reforma Zgjedhore dhe Reforma në Drejtësi.
Sipas fjalimeve të disa eurodeputetëve, gjyqësori në Shqipëri është ende i brishtë për të dënuar zyrtarë të lartë të korruptuar dhe për këtë u përmendën dosja “184” dhe dosja “339”, si një kërkesë që Shqipëria duhet të plotësoj për të treguar se zyrtarët e lartë që kanë shkelur ligjin mund të dalin përpara drejtësisë.
Në dosjen e bujshme janë vënë në p.ranga vetëm disa komisionerë (argatë) të pushtetarëve të mëdhenj, të cilët kanë bërë punët e pista të kryetarëve, apo fijeve të errëta pas tyre. Xhuxhi vazhdon t’i shpëtoj a.rrestimit, vetëm më ndërhyrjen e kupolës qeveritare, e cila i bënë shembull ata të cilët kryejnë “tradhëti”, si në rastin e ish-ministrit Xhafaj, të cilit ia “p.ren kokën dhe krahët”, duke e shkarkuar brenda natës, edhe pse shkarkimi u servir si një dorëheqje e tij.
Lidhur me të a.rrestuarit e dosjes “339”, për operacionin e laboratorit të h.eroinës në Has është a.rrestuar shtetasi Fisnik Sadiku (Smaili), për të cilin është dhënë masa e a.rrestit me b.urg. Për sa i takon k.rimeve elektorale, që i takojnë zgjedhjeve të 2017-tës, janë vënë në p.ranga komisionerët zgjedhorë të qendrës së votimit 15-08, në Shetel, shtetasit Shpëtim dhe Elidon Stafa, Ramiz Tuda, Fredi Marku, Dalvis Biba, Emiljan Tuda dhe Redi Hysa, pasi kanë lejuar me dashje persona të tjerë, të cilët janë paraqitur para tyre dhe kanë votuar në emër të 22 votuesve të tjerë, duke shfrytëzuar faktin se ata ndodheshin jashtë shtetit.
Po ashtu janë dhënë urdhër a.rrestet për komisionerët në qendrën e votimi 1335-0, qendra e votimit Rubjek Kopshti, shtetasit Bashkim Allushi, Jakup Bregu, Altin Lala, Kasem Lala, Kujtim Uruçi, Zyhra Lala, Qemal Domi, pasi kanë lejuar me dashje persona të tjerë që janë paraqitur para tyre dhe kanë votuar për 7 persona të tjerë që ndodheshin jashtë shtetit.
Komisionetët zgjedhorë të qendrës 13-36, adresa Rubjek, shkolla 9-vjeccare, shtetasit Besim Bregu, Indrit Bici, Mehdi Lala, Agim Lala, Orjada Lala, Bujar Sula, Qazim Lala, pasi kanë lejuar me dashje persona të tjerë, që janë paraqitur para tyre dhe kanë votuar në emër të 23 votuesve që ndodheshin jashtë vendit.Po ashtu është dhënë e njëjta masë dhe për Armelind Zeza, personi që ka votuar në emër të personave të tjerë. Për 11 persona është dhënë masa e a.rrestit me b.urg, 8 a.rrest shtëpie, dhe 3 me detyrim paraqitje./Ekskluzive.al