osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Bllokohet amnistia fiskale! Kritikat e deputetëve shtyjnë për në vjeshtë ligjin! Kryeprpkurori Çela i kërkon Kuvendit rishikimin e neneve

Bllokohet amnistia fiskale! Kritikat e deputetëve shtyjnë për në vjeshtë ligjin! Kryeprpkurori Çela i kërkon Kuvendit rishikimin e neneve

Miratimi i amnistisë fiskale është shtyrë për në muajin shtator. Ditën e djeshme u mblodh Komisioni parlamentar i Ekonomisë dhe ai i Ligjeve, ku ligjvënësit vendosën shtyrjen e miratimit, me argumentin se duhet më shumë reflektim ndaj vërejtjeve dhe sugjerimeve që kanë ardhur jo vetëm nga grupet e interesit, por edhe nga komiteti i ekspertëve.

Ndonëse data 29 korrik ishte parashikuar për votimin e amnistisë në Parlament, deputetët morën vendimin që ta rishikojnë edhe një herë si ligj për të mos pasur më vërejtje. Sipërmarrja ka bërë propozime për disa ndryshime në draftin e amnistisë, përgatitur nga Ministria e Financave, mes tyre edhe lidhur me detyrat që do të ketë njësia speciale në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve, teksa Shoqata e Bankave ka bërë kërkesë për të sqaruar rolin e detajuar që do të kenë bankat në këtë proces.

Deputetja socialiste Evis Kushi u shpreh se ky vendim nuk është një tërheqje e qeverisë por duhet më shumë kohë për t’u arritur një dakordësi e gjerë për këtë amnisti dhe më shumë profesionalizëm në këtë drejtim. “Diçka shumë të shkurtër. Kjo nuk është tërheqje e qeverisë. Ne e hodhëm këtë projektligj. Presim që të marrë gjithë kohën e duhur që të kemi dakordësi. Nuk është tërheqje.

Kur e nisëm nuk menduam sa komente dhe sugjerime do na vinin. Vlerësojmë faktin për kohën. Qeveria mirëpret të gjitha sugjerimet, propozimet dhe vërejtjet. Por t’i japim vlerën dhe kohën e duhur”, deklaroi Kushi. Në të njëjtën linjë ishte edhe kryetarja e Komisionit të Ekonomisë Milva Ekonomi, e cila u shpreh se shtyrja e amnistisë fiskale për në shtator u bë sepse duhet më shumë seriozitet dhe profesionalizëm.

“Po kjo nuk është tërheqje. Duhet më shumë seriozitet. Ne bëmë një seancë dëgjimore shumë profesionale. Kërkuam të gjitha palët e interesit, i falënderojmë për kohën që harxhuan, komentet këtu dhe tek Komisioni i Ligjeve. Nuk ka të bëjë fare me tërheqje por profesionalizëm”, tha kryetarja e Komisionit.

Ja diskutimet në Komisionin e Ligjeve

Ndërkohë që amnistia fiskale është rrëzuar edhe nga kryeprokurori Olsian Çela, i cili kërkon rishikim të neneve. Këtë gjë e bëri të ditur kreu i Komisionit të Ligjeve Ulsi Manja, i cili u shpreh se amnistia fiskale dhe ajo penale duhet të jenë brenda kuadrit ligjor që është në fuqi.

Sipas Manjës, Prokuroria si agjenci e zbatimit të ligjit dhe ndjekjes penale ka të drejtën e vet për të kërkuar rishikim të neneve. “Projektligji në variantin siç ka ardhur nga qeveria për amnistinë fiskale, por edhe në mendimin që ka sjellë prokurori i përgjithshëm ka nevojë të qartësohet në disa nene, sepse vërtetë është një ligj që votohet me shumicë të cilësuar, edhe amnistia fiskale dhe penale, me 3/5 e votave, njëlloj siç votohet Kodi i Procedurës Penale. Por mos harroni, për prokurorinë si agjenci e zbatimit të ligjit, që ushtron ndjekje penale dhe hetimin në Republikën e Shqipërisë. Kur prevalojnë këto dy ligje, prevalon Kodi Penal.

Çështja e amnistisë fiskale në harmoni me amnistinë penale do të duhet të kundrohet me të gjithë kuadrin ligjor që kemi në fuqi”, tha kreu i Komisionit të Ligjeve Ulsi Manja. Ndërsa ministrja e Financave Anila Denaj tregoi edhe hapat që do të ndiqen më tej. “Është e rëndësishme të theksohet se çfarë do të ndodhë paralelisht. Mbi të gjitha kërkohet që lufta kundër evazionit të jetë fiks dhe për këtë duhen edhe sisteme. Fokusi janë edhe disa ligje që duam t’i miratojmë në shtator. I pari ka të bëjë me llogaritë bankare dhe e dyta me krijimin e regjistrit të pronarëve përfitues”, tha Denaj.