Nga Pranvera Vatoci
E kam fjalën për një zonjë të nderuar e cila pas 28 vitesh po trazon kënetën politiko kriminale në Shqiperi. Arta Marku, prokurorja e përgjithëshme në detyre. Ajo erdhi si rastësi në krye të një institucioni të zi, por rezultoi të ishte risi. Bekuar qoftë ai ose ata që e projektuan.
Një zonjë e perkryer me gjithe parametrat njerëzor e profesional që i duhen një zyrtari të larte shteti. Me një cv te lakmueshme juridike si dhe me një prejardhje fisnike gjenetike. Por këneta politike dhe te majmit e korrupsionit, jo vetem nuk e mirpriten por u tërbuan dhe me çizme e histeri u turren drejt Kuvendit duke bëre pis një zgjedhje të thjeshte në një moment të rendësishem për të ardhmen e drejtesisë. Turpi është pak. Nuk ka fjalë e epitete të pershkruash reagimin e tyre dhe investimin e piste që po ben politika kunder Arta Markut.
Jo me llafe gjeneralizuese por me fakte po argumentoj konstatimin tim të dhimbshëm. Ditën e zgjedhjes se Arta Markut një deputet i opozites i shkruan nje kolegu socialist “Do ta shkatërroj Arta Markun”. Nuk i ndahem sa ta lë pa buke”.
Po kush është monstra “i djathti” babai i të cilit rezulton te kete marrë ne qafe si spiun i Sigurimit te Shtetit dhjetera qytetare durrsake. Tjetri drejtues i opozites që fyen Arta Markun eshte ai qe ne vend te kokainës i shesin paracetamol kur dehet mejhaneve të Tiranës e në llogarite e Llotosportit në bllok ka te inkasuara mijëra euro bixhozi.
A thua Arta Marku ju prish skedat e sportit apo kane frike nga skedat e korrupsionit? Lulzim Basha, ky lider i parashutuar e i klonuar në korrupsion që dhe kafen e gjellën familjare ja servirin resortet me luksoze të Tiranës pergojon paturpersisht Arta Markun.
Turp! Ju nuk jeni burra. Ju nuk jeni politikanë. Ndershmeria e sinqeriteti juaj eshte arratisur me kohë. Lereni kete zonje te punoje e jetoje normalisht si nje zyrtare modele të një shteti normal që e kërkojne qytetaret. Arta ështe e artë.
Por hajdutet i terbon ari e duan ta vjedhin e ta bëjne prone te tyre. Këta horra politikë jane mesuar te pashqetesuar të vjedhin arin e thesarin, biles dhe Banken e Shtetit dhe askush nuk i shqeteson. Tani
Arta…vetem Arta i tërbon e i frikëson. Se ajo eshte e ndershme dhe nuk ështe pjese e Klanit-Kënete. Arta eshte ti o njeri qe vuan per drejtesi. Arta jam une. Arta janë te gjithe qytetarët e ndershëm te këtij vendi. Unë apeloj të gjithe shqiptarët por veçanërisht ndërkombetaret ta mbeshtesim këtë zonje që rrezaton shpresë./Pamfleti
Këtë shkrim e formulova për misionin diplomatik Amerikan si dhe atë të BE të akredituar në Tiranë