osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

HISTORIKE! 30 mijë vullnetarë futen në fazën finale të vaksinës për COVID-19

HISTORIKE! 30 mijë vullnetarë futen në fazën finale të vaksinës për COVID-19

Ditë historike e hëna 27 korrikn2020 pasi nisi zyrtarisht faza finale e testimit të vaksinës kundër Covid-19, ku marrin pjesë 30 mijë njerëz që pranuan të ofrohen vullnetarisht. Kompania “Moderna” tha se vaksinimi nisi në Savanah të Xhorxhias në SHBA, mes më shumë se 12 shtete të tjera ku po kryhen prova klinike në të gjithë vendin.

Kjo është dhe prova më e madhe klinike në botë me vaksinën kundër COVID-19. Vaksina është prodhuar nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Amerikane dhe kompania “Moderna Inc.”.

Vaksina, në fazën e parë të tij përfshiu 45 vullnetarë. Injeksionet stimuluan sistemin imunitar të vullnetarëve në atë mënyrë që sipas shkencëtarëve do të garantojë mbrojtje. Megjithatë pati disa efekte anësore të vogla siç janë temperatura për një kohë të shkurtër, të dridhura dhe dhimbje të trupit.

Shumë ekspertë pohojnë se vaksina në fjalë është më potencialja nga afro 200 vaksina që po eksperimentohet në gjithë botën. Megjithatë autoritetet po përpiqen të jenë gjakftohtë dhe deklarojnë se nuk ka ende asnjë garanci se vaksina eksperimentale e zhvilluar nga Instituti Kombëtar i Shëndetit dhe “Moderna Inc.”, do të garantojë mbrojtje nga COVID-19.

Por si po testohet vaksina? Vullnetarët nuk e dinë nëse po marrin injeksionin e vërtetë apo një imitim të vaksinës. Pas dy dozash shkencëtarët do të ndjekin nga afër se cili grup do të pësojë më shumë infeksione, ndërsa ata vazhdojnë me rutinën e tyre të përditshme, veçanërisht në ato zona ku virusi po përhapet i pakontrolluar.

Në Binghamton të Nju Jorkut, infermierja Melissa Harting, duke folu me VOA, tha se ajo ishte ofruar si vullnetare “për të bërë atë që i takon për të ndihmuar”. “Ndihem e ngazëllyer” tha zonja Harting përpara vaksinimit të hënën në mëngjes.

Disa vaksina të tjera eksperimentale të prodhuara nga Kina dhe nga universiteti i Oksfordit në Britaninë e Madhe, ndodhen në fazën përfundimtare të disa testimeve në shkallë të ulët që po kryhen në Brazil dhe vende të tjera të goditura rëndë nga pandemia.

Por SHBA po kërkon të vendosë një standard të lartë për të gjitha testimet që do të kryejë për çdo vaksinë që mund të përdoret në vend. Çdo muaj, Rrjeti Parandalues i COVID-19, i financuar nga qeveria, do të kryejë një studim të ri të çdo vaksine që shihet si kandidate potenciale për përdorim masiv, secila me të 30 mijë vullnetarët e rekrutuar rishtazi.

Studimet masive nuk janë thjesht për të provuar nëse vaksinat funksionojnë, ato janë të nevojshme për të kontrolluar sigurinë e tyre. Ndjekja e rregullave të njëjta të studimit do t’u japë mundësinë shkencëtarëve të bëjnë krahasime mes të gjitha vaksinave.

Më pas në gusht, SHBA nis provën përfundimtare klinike me vaksinën e Oksfordit, që pritet të pasohet nga provat klinike të një vaksine tjetër të mundshme të prodhuar nga “Johnson & Johnson”. Kjo e fundit do të testohet në shtator dhe një tjetër vaksinë nga “Novavax” do të testohet në Tetor, nëse gjithçka shkon sipas planeve.

Kompania “Pfizer Inc.” njoftoi edhe ajo, nisjen e studimit të saj me 30 mijë persona këtë verë. Ky konsiderohet një numër tejet i madh njerëzish të cilët do të përveshin mëngët në shërbim të shkencës.

“Javët e fundit më shumë se 150 mijë amerikanë plotësuan një formular në internet ku shfaqnin interesin e tyre për të marrë pjesë në studim”, thotë doktor Larry Corey, virolog në Institutin e Kërkimeve për Kancerin “Fred Hutchinson” në Siatëll, i cili po ndihmon me mbikëqyrjen e vendeve ku po kryhen provat klinike.

“Këto prova përfshijnë amerikanë të gjeneratave të ndryshme, multietnikë, pasi duhet të pasqyrojnë shumëllojshmërinë e popullatës së Shteteve të Bashkuara”, tha zoti Corey gjatë një takimi mbi vaksinat.

Ai theksoi se është veçanërisht e rëndësishme të sigurohet një numër i mjaftueshëm vullnetarësh që i përkasin komunitetit afrikano-amerikan dhe atyre me origjinë nga Amerika Latine pasi siç tha ai këto janë komunitetet më të goditura nga COVID-19 në SHBA.

Normalisht duhen vite për prodhimin e një vaksinë të re nga e para, por kësaj here shkencëtarët po vendosin rekorde shpejtësie, duke e parë vaksinën si shpresën më efikase kundër pandemisë.

Deri përpara fundit të muajit dhjetor koronavirusi nuk dihej që ekzistonte. Prodhuesit e vaksinave hynë në veprim më 10 janar, kur Kina shpërndau sekuencën gjenetike të virusit. Vetëm 65 ditë më vonë në mars, vaksina e prodhuar nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë u testua tek njerëzit. Vullnetari i parë inkurajoi të tjerë t’i bashkohen provave klinike.

“Aktualisht të gjithë ndihemi shumë të pafuqishëm. Mund të bëjmë shumë pak për të luftuar këtë virus. Të jesh në gjendje të marrësh pjesë në këtë provë më ka mësuar se unë po bëj diçka”, thotë Jennifer Haller nga Siatëll për agjencinë “Asociated Press”. “Përgatituni për shumë pyetje nga miqtë dhe familjarët që duan të dijnë se si po shkon, por edhe për shumë falenderime”, thotë ajo.