osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Kuvendi zyrtarizon furtunën në administratë: Urdhër DAP të listojë emrat që kanë mbushur moshën e pensionit! Rritje pagash para zgjedhjeve

Kuvendi zyrtarizon furtunën në administratë: Urdhër DAP të listojë emrat që kanë mbushur moshën e pensionit! Rritje pagash para zgjedhjeve

Kuvendi ka zyrtarizuar nisjen e furtunës në administratën publike. Pak ditë më parë, gazeta “SOT” bëri të ditur se të gjithë personat që kanë mbushur moshën e pensionit në administratë do të largohen.

Në seancat plenare të kësaj jave do të miratohet një rezolutë për Drejtorinë e Administratës Publike, ku kërkohet që një sy i veçantë të jetë për personelin në moshë pensioni. Kuvendi kërkon nga DAP që të ketë një listë të qartë me emrat që dalin në pension. “DAP duhet të luajë një rol aktiv mbikëqyrës, në kushtet kur administron Regjistrin Qendror të Personelit, për rastet e përfundimit të marrëdhënies me shërbimin civil, për shkak të plotësimit të moshës për pension të plotë pleqërie, për të siguruar informacion të përditësuar të situatës në shërbimin civil në administratën shtetërore”, thuhet në projektrezolutë.

Ndërkohë që një tjetër element që forcon idenë që do të ketë lëvizje në administratën publike është edhe reforma e pagave. Kuvendi i ka kërkuar DAP që para zgjedhjeve parlamentare të vitit 2021 të ketë reformë të pagave, pra që kupton rritje të pagës së punonjësve.

Përmes këtyre lëvizjeve, Partia Socialiste synon që të bëjë për vete elektoratin për të siguruar mandatin e tretë qeverisës, pasi shumë mbështetës kanë mbetur të pa kënaqur. Kështu, ata që janë më të rrezikuar për “tu djegur” janë pikërisht personat që janë në prag pensioni, duke u lënë vend militantëve dhe mbështetësve të tyre.

“Brenda gjashtëmujorit të parë të vitit 2021, të përmbyllë punën për konsultimin e dokumentit për reformën e pagave, evidentimin e efekteve financiare dhe planifikimin e hapave në vijim për implementimin e kësaj reforme. Të përshtatë pagat në varësi edhe të angazhimeve dhe detyrave që nëpunësit përmbushin si rrjedhojë e detyrimeve të ligjeve të veçanta, siç është dhe ligji nr.60/2016 “Për sinjalizimin dhe mbrojtjen e sinjalizuesve”, thuhet në projektrezolutë.

Rezoluta e Kuvendit

Kuvendi i ka kërkuar Drejtorisë së Administratës Publike edhe plotësimin e disa pikave gjatë këtij viti. Në rezolutë theksohet se DAP duhet të publikojë në portalin online informacione për procedurat që duhet të plotësojë kandidati që shfaq interes për të qenë pjesë e administratës publike.

Po ashtu, Kuvendi ka kërkuar që përgjatë këtij viti të rritet cilësia e nëpunësve civil. “Të krijojë kushtet për të rritur pjesëmarrjen në proceset e rekrutimit të kandidatëve me nivel të lartë përgatitje dhe të menaxhohet procesi në drejtim të zvogëlimit të numrit të konkurrimeve, duke realizuar një ndarje sa më efektive të grupeve, në të cilat të përfshihen pozicione me specifika të njëjta, si dhe të krijohen kushtet për të siguruar transparencën e nevojshme dhe vlerësimin objektiv të kandidatëve që marrin pjesë në konkurrim;

Të vijojë punën për rritjen e cilësisë së trupës së nëpunësve civilë të rekrutuar, nëpërmjet ndërveprimit me qytetarët, për të rritur numrin e konkurrentëve, duke publikuar në portalin “online” të aplikimit, informacione që shërbejnë për të kuptuar procedurat e rekrutimit dhe për t’i ndërgjegjësuar ata për rëndësinë e rritjes së nivelit të pjesëmarrjes në këto procedura, si dhe shembuj të praktikave të mira të konstatuara në këtë drejtim”, thuhet në projektrezolutë./Sot