Jeff Bezos i shtoi 13 miliardë dollarë pasurisë së tij neto të hënën, rritja më e madhe në një ditë për një individ që kur u krijua Indeksi i Miliarderëve Bloomberg në 2012.
Aksionet e Amazon.com Inc. u rritën 7.9%, më shumë që nga dhjetori i vitit 2018 dhe me bumin e trendit të blerjeve online janë në 73% këtë vit.
Bezos, themeluesi 56-vjeçar i Amazon, dhe personi më i pasur në botë, e ka shtuar pasurinë e tij nga 74 miliardë dollarë në 189.3 miliardë dollarë brenda këtij viti, pavarësisht se SHBA hynë një krizën më të keqe ekonomike që nga “Depresioni i Madh”.
Tani ai personalisht ka vlerë më shumë sesa gjigantët Exxon Mobil Corp., Nike Inc. dhe McDonald’s Corp.
Mackenzie Bezos, ish-gruaja e tij, fitoi të hënën 4,6 miliardë dollarë dhe tani është personi i 13-të më i pasur në botë.
Titanë të tjerë të teknologjisë gjithashtu po shijojnë rritjen e fitimeve të tyre, kjo kryesisht falë njerëzve të detyruar të qëndrojnë në shtëpi dhe nga ndihma që u është dhënë tregjeve nga qeveritë dhe bankat qendrore përmes stimujve të ndryshëm.
Share on FacebookTweet about this on TwitterShare on LinkedIn
10 komente në “Njeriu që fiton 13 miliardë dollarë, në vetëm një ditë!”