osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

A priti SHQUP-i njerëz për ngushëllim?!

A priti SHQUP-i njerëz për ngushëllim?!

Nga Durim Madhi

Sot është 11 Prill, një ditë e zezë për Berishën dhe shokët e tij, por edhe për shumë njerëz që tashmë i ka kapur frika dhe pasiguria për pushtetin, që ndërtuan komunistët pas viteve 90-të. Me 11 Prill u nda nga jeta Enver Hoxha, që unë nuk mund ta gjykoi si figurë, sepse as se kam njohur dhe as nuk më ka njohur, as nuk e kam dëgjuar, as nuk e kam lexuar dhe as nuk kam shkruar libra për të, me qëllim për të fituar.

Por, më mirë se gjithkush e njeh Shoku Berisha, që nuk i ka lëne gjë mangut teorikisht në të gjitha periudhat kur ka drejtuar këtë vend, se praktikisht i zbatoi keq mësimet e ideologut të dashur të komunizmit, Marksit.

Sot, ata duhet të jenë të gjithë në Shtëpinë e Oficerave (sot seli e PD) për të pritur ngushëllime, sepse për të mos u hyrë në hak, ajo ndërtesë ka përcjell me mijëra njerëz, kur pas viteve ’90 ishte kthyer në një “qendër funerali”, e ndoshta funerali i fundit do jetë shumë shpejt aty, i asaj që shkoi atje vetë, në grahmat e fillimit të fundit të saj, e vdekur përsëgjalli, i “Partisë së xhaketkthyerve”.

Nëse dikush ka dyshime, se partia e SHQUP nuk është partia që na la udhëheqësi i komunistëve xhaketëkthyer, natyrisht duhet të jet miop. Lufta e paprecedent kundër borgjezisë së re, që po na grabit, është mësim i vjetër, për revolucionarët dhe njerëzit e botës së barazisë.

Reforma agrare ose ligji 7501, ku tokat e pronarëve dhe bejlerëve i’u shpërndanë atij që e kishte punuar dhe do e punonte duke krijuar një konflikt shoqëror pa zgjidhje dhe një plagë të rënd sociale, është modeli më i pastër i Partive Komuniste dhe pika e parë e progamit të tyre.

Të deklarosh, se do të ndalosh pronarët të zhvillojnë pronën e tyre, sepse t’i je thjeshtë një i punësuar, do të thotë t’i rrëmbesh pronën tjetrit dhe këto i bëjnë vetëm klasa revolucionare që drejtohen nga parti të ekstremit të majtë.

Të bësh thirrje për mos paguani taksa dhe të kërkosh që shteti dhe kapitalizmi të zhvillohet pa paguar askush shërbimin që merr, këtë natyrisht do e pretendonte çdo komunist i devotshëm duke brohoritur: “Komunizëm të hënksha zemrën, poshtë borgjezia që na pi gjakun!”

Bile Enver Hoxha, do ishte i lumtur sikur të mund të ngrihej e të shikonte se çfarë ndjekësish të devotshëm e të kamufluar kishte lënë pas: Edhe djathtistë, edhe kapitalistë, edhe me pasunarët kur i rrjepin, sepse kishin shtetin dhe pushtetin por edhe me të varfërit kur u duhen, për t’i vendosur si roje për të ruajtur mollaqet e tyre të trashura nga “vuajtjet”, kur e kanë humbur shtetin dhe pushtetin dhe po u afrohet dita e “qametit”.

Ndaj, është pak të presësh sot ngushullime, për atë që ju bëri të pasur shumë herë më tepër se vetja, duke qenë budallenj shumë herë më tepër se budallai, që i’u mësoi të bëni atë, që vet nuk do guxonte kurrë ta bënte, tu shiteni popullit si heronj e shpëtimtarë, duke qënë këlyshët e zgjebosur të partisë, që bridhni pas bishtit të dhelprës… si zagarë.

Të bashkohesh me një parti të majtë, kur vet nuk e di se çfarë je, për të bërë revolucion ëndrrash, për të kapur karrigen që të ka ikur nga prapanica, e që nuk arrin ta shikosh as me dylbi, është mision i pamundur, sepse deri aty ua dha sekretin udhëheqësi juaj. Tu rrëmbesh kauzën komunistëve duke u hequr si antikomunistë është një mashtrim i madh por edhe guxim prej të marri, është tallje me bindjet e njerëzve.

Martesa juaj partiake, si ajo e iriqit me gjarpin, prodhon vetëm një tel me gjemba në rrugën e nisur të shqiptarëve drejt atdheut të përbashkët “Europës”.

Ndaj mjaft u vërdallosët si “kali në lëm”, pushoni pak pranë familjes, sepse me ç’po dëgjojmë ditë të vështira ju presin, e ndoshta nuk do keni shumë kohë për të lënë “amanete”. Flas për paratë e fshehura dhe dëmet e bëra, se të tjerat do ua nxjerrin.

Amanet është partia, që duhet dorëzuar në vendin e vet, tek “ai” që ju ndjek vazhdimisht, nga mbrapa, që nga Sharra. Ndaj prisni ngushëllimet sot për ideatorin dhe babain tuaj shpirtëror, e mos e mohoni, se damka e dashurisë së mohuar ikën me shpirtin, e si njerëz me shumë vese e keni dhe atë të mohim-pohimit, sepse jeni të pa moral./Tellalli