Dekani i Fakultetit të Agrobiznesit në Universitetin e Pejës, Bakir Kelmendi ka humbur jetë nga Covid-19. Lajmin e ka konifrmuar Ali Berisha nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.
Berisha përmes një postimi në ‘Facebook’ shkruan se Kelmendi ka vdekur si pasojë e infektimit me koronavirus. Ai i ka shprehur ngushëllime familjes së të ndjerit teksa ka kërkuar kujdes të shtuar në respektimin e masave kundër përhapjes së COVID-19.