“Coronavirusi nuk do të zhduket dhe njerëzit do të duhet të mësojnë të jetojnë me të”, paralajmëroi ish-kryeministri britanik, Tony Blair.
Sipas mediave të huaja, ai potencoi se Mbretëria e Bashkuar duhet të përgatitet në rast se virusi rishfaqet gjatë stinës së vjeshtës.
Ndërkohë ndryshe nga Blair, kryeministri i tanishëm Boris Johnson, pati thënë se vendi do e kalojë situatën e pandemisë deri në vitin e ardhshëm, megjithëse do të ketë vështirësi për ta mbajtur virusin nën kontroll.
Ish-kryeministri britanik tha se ka shumë gjasa që Mbretëria e Bashkuar të goditet sërish në vjeshtë nga coronavirusi.
Ndryshe, numri i përgjithshëm i të prekurve në vend u rrit në 300 mijë, ndërsa bëhet e ditur se 45 mijë persona kanë vdekur nga sëmundja