osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Rishfaqet “makthi” Theo Jacobs: Fundos me një pyetje kryegjyqtarin e Matit për pasurinë! Klane të korrupsionit nisin sulmet ndaj prokurorit belg!

Rishfaqet “makthi” Theo Jacobs: Fundos me një pyetje kryegjyqtarin e Matit për pasurinë! Klane të korrupsionit nisin sulmet ndaj prokurorit belg!

Theo Jacobs është pa dyshim përfaqësuesi më i famshëm në Shqipëri i Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit që mbikëqyr procesin e Vetingut në drejtësi.

Emri i tij u shndërrua shumë shpejt në makthin e gjyqtarëve dhe prokurorëve shqiptarë, ndërsa prania e tij në seanca dëgjimore ka bërë që disa njerëz të drejtësisë, të përfaqësohen me avokat, vetëm për të evituar përballjen me të.

Prokurori belg Theo Jacobs është konkret, i prerë në qëndrimet e tij, i pakompromis, ndërsa shquhet për pyetjet ‘përvëluese’. Për shkak të rolit të tij në procesin e Vetingut, Theo Jacobs është vënë në shënjestër të sulmeve të disa gjyqtarëve dhe prokurorëve të shkarkuar si të korruptuar, ndërsa një shoqatë avokatësh, ditët e fundit ka kërkuar arrestimin e tij.

Ditën e mërkurë, para Komisionit të Vetingut, u paraqit kryegjyqtari i Matit, Artan Çupi, i cili rezultoi me probleme. Çupi kishte blerë një apartament me sipërfaqe 78.4 m2 në Burrel, në vitin 2007 për 2 milionë lekë. Si burim, gjyqtari ka deklaruar dy hua të marra nga i ati dhe i vëllai.

Gjatë seancës dëgjimore ndërhyri Theo Jacobs. Vëzhguesi ndërkombëtar e pyeti gjyqtarin Çupi se përse i kishte nënshkruar kontratat e huasë dy vite më vonë, pra në vitin 2009, kur shtëpinë e kishte blerë në 2007, kur dihej që duhej t’i deklaronte ato. Gjyqtari kishte edhe disa pasaktësi të tjera si dhe nuk përdorte shkronjat ‘ë’ dhe ‘ç’.

Theo Jacobs ka monitoruar edhe Vetingun e Fatmira Hajdarit. Jacobs ishte i pranishëm gjatë seancës dëgjimore katërorëshe. Ai shigjetoi dhe ironizoi me pyetje zonjën Hajdari, duke i vënë në pah paradokset e pasurisë së saj. Jacobs i tha Fatmira Hajdarit se kishe humbur të gjithë pasditen e një dite pushime duke lexuar dosjen e saj. Zonja Hajdari u shkarkua nga detyra pasi nuk justifikonte pasurinë.

Theo Jacobs është përballur edhe me Ridvan Hadon, kolegun e Fatmira Hajdarit në Gjykatën e Apelit në Tiranë, ish-anëtar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Theo Jacobs i kërkoi ‘llogari’ Ridvan Hados se pse kishte votuar pro dhënies së një leje prindërore dyvjeçare për gjyqtarin Gjin Gjoni në vitin 2018 dhe pse kishte votuar kundër kërkesës së Ministrisë së Drejtësisë për shkarkimin nga detyra të gjyqtarit Petrit Aliaj, i cili u shkarkua nga Vetingu disa ditë më parë. Megjithatë, Hado u konfirmua në detyrë në shkallën e parë të Vetingut, ndërsa Gjin Gjoni ka dhënë dorëheqjen në 17 korrik 2020.

Theo Jacobs është treguar i ‘pamëshirshëm’ me komentet e tij edhe gjatë seancës dëgjimore për ish-prokuroren Rovena Gashin, e cila ka qenë drejtuese e Njësisë për Dekriminalizimin në Prokurorinë e Përgjithshme, e shkarkuar nga detyra. Rovena Gashi solli të motrën Kolegjin e Vetingut, Ema Gashin, për ta mbrojtur. Ema ishte gjyqtare në Durrës, ku dha dorëheqjen para Vetingut. Fillimisht procesin e Rovena Gashit po e ndiqe vëzhguesja ndërkombëtare Mia Rozing. Por më pas në seancë u shfaq Theo Jacobs.

E befasuar nga prania e Theo Jacobs, Ema Gashi u shpreh se “me email na është thënë se përfaqësues do të jetë nga OMN-ja Mia Rozing”… Në mënyrë të papritur këtu shohim së është Teo Jacobs. Ka ndonjë akt për zëvendësimin e përfaqësuesit të OMN-së në këtë proces?

Në çfarë cilësie e z. Teo Jacobs është këtu?”. Teo Jacobs u përgjigj: “Emri im nuk është Mia por Teo dhe këtu përfaqësoj OMN-në. Kolegia ime është e sëmurë në shtëpi dhe roli im është që të monitoroj dhe të ndjek këtë seancë”. Rovena Gashi u shkarkua me vendim të formës së prerë.

Theo Jacobs nuk ka kursyer kritikat as ndaj ish-kryeprokurores Arta Markut, e cila kishte kërkuar një masë të rëndë ndaj një personi që drejtonte makinën i dehur. “Unë nuk mbështes shkeljen e rregullave të qarkullimit, por në këtë rast po flasim për një person që ka pirë ca teke raki më shumë se duhet.

Arta Marku nuk është një prokurore rioshe, por një prokurore me eksperiencë. Unë vetë si prokuror di ta bëj diferencën midis dikujt që shkel ligjin dhe një krimineli”, tha Teo Jacobs. Ai e konsideroi mungesën e znj. Marku në seancë dëgjimore si “mungesë lidershipi”.

Prokurori belg thumboi me komente edhe ndihmësin ligjor, Artor Ylli, i cili u shkarkua për disa transferta që kishte lejuar në llogarinë e tij. Jacobs u shpreh se “jo çdo sjellje ligjore është etike dhe anasjelltas dhe se një gjyqtari do t’i duhet t’i ketë parasysh të dyja”. I ashpër Teo Jacobs është treguar edhe me kryetarin e Gjykatës së Pukës, Izet Kadana, i shkarkuar nga detyra. Jacobs u ndal tek disa mesazhe jo-etike që Kadana kishte shkëmbyer me një të njohurën e tij.

Me prokurorin belg është përballuar edhe ish-drejtuesja e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Donika Prela. Theo Jacobs e krahasoi dosjen e saj të Vetingut të Prelës me shijen e keqe të një ilaçi të kapërdirë pa ujë në mëngjes, por që kalon në kohën e drekës. Me shije të keqe ai nënkuptoi mospagesën e tatimit mbi të ardhurat nga bashkëshorti i Prelës dhe ngriti dyshime për një dakordësi mes tij dhe punëdhënësit, për t’ia hedhur sistemit.

Vëzhguesi ndërkombëtar Theo Jacobs akuzoi edhe kryeprokuroren e Durrësit Anita Jella se kishte vonuar qëllimisht arrestimin kreut të Kadastrës së Durrësit, Liridon Pulaj, i cili përplasi qeverinë me prokurorin Arjan Ndoja. Prokurori belg tha se Jella se operonte me dy standarde, duke iu referuar një rasti tjetër të ngjashëm. Jella mohoi mdikimin e saj, por megjithatë përplasja në seancë ishte e ashpër.

Komisionini i Vetingut e konfirmoi zonjën Jella në detyrë. Më pas, vëzhguesi ndërkombëtar, Theo Jacobs hartoi një dokument, ku i kërkoi Komisionerit Publik të ankimonte vendimin e KPK në Kolegjin e Apelimit, duke kërkuar shkarkimin e kryeprokurores së Durrësit nga detyra. Komisioneri Publik e firmosi ankimimin në 25 shkurt 2020. Tashmë vendimi përfundimtar do të merret nga Kolegji i Apelimit.

Për prokurorin Gent Trenova, i shkarkuar nga detyra, Teo Jacobs u shpreh se “….disa herë duhet të zgjedhësh mes dy të këqijave; Ose duhet të thuash që ke fshehur këtë kontratë ose ke bërë deklaratë të rremë”. Për prokurorin Bujar Hoti, Jacobs “ju po na thoni se keni blerë bukë te kasapi dhe prisni që ne ta besojmë këtë.

Ne këtu presim të na thuash të vërtetat. Ju folët edhe për kursime, që nuk i keni deklaruar asnjëherë. Morët një kredi 70 mijë euro dhe këto para përfunduan në llogarinë bankare personale të një administratori firme”. Hoti u shkarkua më pas nga detyra.
/Nga Adriatik Doci/Shqiptarja.com