osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Tensionet Greqi-Turqi! Mitsotakis takime urgjente me liderët grekë! Franca dhe SHBA në krah të Athinës (Video)

Tensionet Greqi-Turqi! Mitsotakis takime urgjente me liderët grekë! Franca dhe SHBA në krah të Athinës (Video)

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis dhe lideri i opozitës greke Aleksis Tsipra, janë takuar për rreth një orë e gjysmë në kuadër të një seri takimesh urgjente infromuese rreth tensionit të fundit të shkaktuar pas shpalljes së një NAVTEX-i nga Ankaraja, e cila kërkon të eksplorojë për rezerva të gazit natyror në një pjesë të ujërave territorial greke, veprim ky që ka shkaktuar edhe mobilizimin ushtarak të trupave greke në Egje dhe Mesdheun Lindor.

Pas takimit Mitsotakis tha se nuk duhet të ketë asnjë tolerancë ndaj veprimeve të paligjshme të Turqisë kurse ish kryeministri Tsipras u shpreh se “Duhet të pengohet që anija turke Oruc Reis të veprojë brenda shelfit kontinental grek, ashtu si dhe vepruam me sukses në tetor të vitit 2018.

Gjithashtu rekomandova – duke ndjekur marrëveshjen e Zonës Ekskluzive Ekonomike me Italinë, për të zgjeruar ujërat tona territoriale me 12 milje në detin Jon, të intensifikohen negociatat edhe me Egjiptin në përcaktimin e një zone ekskluzive ekonomike me të, dhe nëse kjo nuk mund të arrihet, të zgjerojmë ujërat territoriale të Greqisë në jug dhe në lindje të Kretës me 12 milje detare”,

Nga ana tjetër Franca është rreshtuar në krah të Greqisë.

“Νuk duhet të leëmë sigurinë tonë në Mesdhe në duart e të tjerëve. Do të doja të përsëris solidaritetin e plotë të Francës me Qipron, por edhe me Greqinë përballë shkeljeve sovranitetit te tyre nga ana e Turqisë – ka shkruar në Tëitter presidenti Emmanuel Macron, pas takimit me homologun e tij qipriot.

Ndërsa ambasadori amerikan në Athinë e ka cilësuar qartazi zonën detare ku Turqia do të kryejë kërkime, si zonë greke, edhe zv/ministri i Jashtëm Amerikan Philip Riker i ka bërë thirrje Turqisë të ndalojë menjëherë çdo akt sfidues në Mesdheun Lindor.

Ndërkohë Marina ushtarake greke është vënë në gjendje alarmi teksa 17 anije turke, mes tyre edhe luftarake kanë lundruar në ujërat greke për të shoqëruar anijen turke Oruc Reis e cila do të kryej studime hulumtuese në kërkim të hidrokarbureve në Mesdheun lindor në një zonë që Ankaraja e konsideron pjesë të raftit të saj kontinental.

Dhe ndërsa Athina zyrtare ka reaguar duke akuzuar Ankaranë se ka pushtuar pjesë të ujërave të saj territoriale, Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka thirrur në gadishmeri të lartë gjithë repartet ushtarake që tani ndodhen me pushime dhe deklaroi se Ankaraja nuk ka nevojë të marrë leje nga askush.

Në uljen e tensionit gjithashtu është përfshirë edhe kancelarja gjermane Angela Merkel, e cila dje pati biseda telefonike me liderët e të dyja vendeve.

Anijet turke kanë mbërritur tashmë në brigjet e Kastellorizo, një ishull grek tre kilometra larg bregdetit turk kurse Ankaraja zyrtare ka deklaruar se pretendimet e Greqisë në raftin e saj kontinental janë në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar,

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme Hami Aksoy tha se “Nuk mund të jetë racionale dhe e pajtueshme me ligjin ndërkombëtar që një ishull me një sipërfaqe prej 10 kilometra katrorë, i cili ndodhet dy kilometra larg Anadollit dhe 580 kilometra larg bregdetit Grek, mund të gjenerojë një raft kontinental prej 40 mijë kilometrash katrore në favor të Greqisë.

Anija Oruc Reis do të kryejë studime eksploruese në kërkim të hidrokarbureve në Mesdheun lindor në një zonë që Ankaraja beson të jetë pjesë e rafinës së saj kontinentale.

I.C./b.ha./Shqiptarja.com