osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
konya escort
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
casibom giriş
istanbul escort
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Konkurruenca globale/ Shqipëria lë pas Greqinë, Malin e Zi dhe Serbinë

Konkurruenca globale/ Shqipëria lë pas Greqinë, Malin e Zi dhe Serbinë

Shqipëria është renditur në vendin e 75-të nga 137 të tilla gjithsej për sa i përket konkurrueshmërisë globale, duke lënë pas vende më të zhvilluara të rajonit si Greqia, Serbia apo Mali i Zi dhe duke u renditur në të njëjtin nivel pikësh me Kroacinë.

Shqipëria renditet e dyta, pas Kroacisë në rajonin e Ballkanit Perëndimor në treguesin e Konkurrueshmërisë Globale 2017-+2018 ku analizohen tërësia e institucioneve, politikave dhe faktorëve që përcaktojnë nivelin e produktivitetit të një vendi në krahasim me klimën globale.

Kështu, vendi ka marrë një vlerësim prej 4.2 pikësh në totalin e indeksit, duke shënuar një performancë relativisht të mirë.

Shqipëria është pozicionuar në vend të 75-të, pas Kroacisë (74), duke kaluar Malin e Zi (77), Serbinë (78), Bonje Hercegovinën (103), madje ka arritur të kalojë edhe Greqinë që ndodhet në vendin e 87-të.

Indeksi i Konkurrueshmërisë Globale (GCI) përcjell performancën e 137 vendeve në 12 shtylla kryesore të konkurrueshmërisë. Ai vlerëson faktorët dhe institucionet e identifikuara nga kërkimi teorik dhe empirik si përcaktues të përmirësimeve në produktivitet dhe gjithashtu si përcaktuesi kryesor i rritjes ekonomike afatgjatë.

Raporti i Konkurrueshmërisë Globale ka një rëndësi të veçantë pasi ai ndihmon vendimmarrësit të kuptojnë natyrën komplekse dhe të shumëllojshme të sfidës së zhvillimit; të hartojnë politika më të mira të bazuara në bashkëpunimin publik-privat; dhe të ndërmarrin veprime për të rivendosur besimin në mundësitë e progresit të vazhdueshëm ekonomik.

Avantazhi i Indeksit të Konkurrueshmërisë është shumë dimensionaliteti i tij, duke mbajtur parasysh shumë faktorë që ndikojnë konkurrueshmërinë e një vendi. Raporti përmban profile të detajuara për 137 vende të përfshira në studim, renditjen globale të vendeve dhe renditjen e vendeve sipas çdo komponenti të indeksit.

Indeksi, dhe komponentët e indeksit vlerësohen me një shkallë nga 1(dobët) në 7 (shumë mirë)