Pas fundit të dashurisë që zgjati 3 vjet mes modeles 44 vjeçare dhe Vito Schnabel, Heidi duket se ka gjetur qetësinë në krahët e 28 vjeçarit Tom Kaulitz, vokalistit të Tokio Hotel.
Marrëdhënia me Schnabel përfundoi shtatorin e kaluar për një tradhëti nga ana e tij dhe Klum duket gati të rikthehet në treg. Por shijet ngelen të njëjta, edhe kësaj here prezantuesja televizive ka humbur mendjen për një burrë më të ri se ajo.
Dy të dashuruarit, me 16 vjet diferencë mes tyre, kanë kaluar pushimet e tyre të para bashkë në Meksikë, në Cabo San Lucas, për t’u njohur më mirë mes përkëdheljeve buzë pishinës. Sipas disa thashethemeve, bëhet fjalë për një histori të lindur më përpara, dhe ka filluar në spektaklin e famshëm “America’s Go Talent”, në të cilin të dy kanë marrë pjesë.
Pasioni sapo ka shpërthyer pak javë më parë, dhe duket qartë që ka një feeling mes tyre, të paktën duke gjykuar nga fotot që janë kapur bashkë. Kushedi, ndoshta për Heidi-n tani do të vijë pak qetësi.
Një gjë është e qartë, që pas ndarjes me këngëtarin Seal, me të cilin ka qenë e martuar nga 2005 deri në 2012 dhe me të cilin ka pasur tre fëmijë, (përveç vajzës 13 vjeçe lindur nga një marrëdhënie me Flavio Briatore) për Heidi-n nuk ka qenë e thjeshtë të gjejë një ekuilibër sentimental, dhe tradhëtia e “mundshme” e Schnabel nuk e ka ndihmuar shumë. Por sot bukuroshja amerikane duket e qeshur ndërkohë që puth Tom-in nën diellin e Meksikës. /PamfletiMAGAZINE