Sondazhi i ri i ABC News e Washington Post është më i fundit që tregon se ish-zv. presidenti amerikan, Joe Biden, e ka thelluar epërsinë ndaj presidentit Trump.
Sipas sondazheve të publikuara nga CNN, Biden kryeson me 55% të votuesve përkundrejt 40% të votuesve që mbështesin presidentin Trump.
Sondazhi vjen pas atyre javën e kaluar nga Fox News, NBC News / Wall Street Journal dhe Quinnipiac University, që i jepnin Biden një avantazh prej 8 deri 15 pikë.
Avantazhi i Bidenit në sondazhe është më i dukshmi në periferi, ku po fiton një mbështetje historike për një demokrat, shkruan CNN.