Italia po merr frymë lirisht nga koronavirusi. Në shtetin ku deri tani kanë ndërruar jetë 35045 persona, në 24 orët e fundit janë shënuar 3 të vdekur.
Asnjë nga viktimat nuk është nga Lombardia, rajoni më i prekur nga koronavirusi dhe kjo situatë pozitive nuk ndodhte që prej 22 shkurtit, kur virusi nisi të përhapej me shpejtësi dhe të merrte me dhjetëra e qindra jetë njerëzish brenda ditës.
Edhe numri i rasteve të reja ka shënuar një ulje të lehtë, ku në 24 orët e fundit janë shënuar 219 të prekur, nga të cilët 33 në Lombardi, ndërsa të shtunën ishin 249 raste të reja.