Kryeministri Edi Rama ka publikuar në Facebook disa pamje mbresëlënëse të cilat ngjajnë si një pikturë. Mirëpo Rama bën të ditur se këto nuk janë një pikturë abstrakte, por tokat e Mallakastrës që falë politikës së re në mbështetje të bujqësisë nga qeveria, sot po punohen.
“NUK JANË KRYEVEPRA PIKTURE ABSTRAKTE, PO TOKAT E QENDISURA TË MALLAKASTRËS, ku si kudo sot, falë edhe politikës së re për bujqësinë e mbështetjes direkte dhe indirekte në rritje nga shteti gjatë qeverisjes sonë, Shqipëria e njerëzve të punës së palodhur që nuk shihet askund në mediat e në kafenetë plot llafe të qytetit, prodhon, eksporton e fiton çdo vit e më shumë
#RESPEKT
#ShqipëriaqëDuam????????”, shkruan kryeministri Rama.